Aktualitet

Shtyhet seanca në gjykatën e Vlorës për Dritan Zaganin, shkak bëhet Ministria e Drejtësisë

Shtyhet sërish seanca në gjykatën e Vlorës për Dritan Zaganin.
Featured image of article: Shtyhet seanca në gjykatën e Vlorës për Dritan Zaganin, shkak bëhet Ministria e Drejtësisë Dritan Zagani dhe Saimir Tahiri

Vlorë– Në Gjykatën e Apelit në Vlorë është shtyrë sërish sot seanca ndaj ndaj ish-oficerit të policisë Dritan Zaganit, i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskallëzim krimi’. Seanca e sotme, e cila u drejtua nga Margarita Buhala, u shty për shkak të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk ka arritur që të njoftojë Zaganin përmes autoriteteve zviceriane. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 22 janar.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shkallë të parë Zagani është dënuar me 4.5 vite heqje liria. Kujtojmë që ish-oficeri i policisë u bë i famshëm për denoncimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, se kishte lidhje me trafikantë droge, me Habilajt. Ai tashmë prej 5 vitesh ndodhet në arrati në Zvicër, ku aty ka kërkuar edhe azil politik, ndërkohë në vendin tonë vijojnë hetimet për të.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment