Rajoni

Shtyhet për në 18 dhjetor seanca për Nesim Haradinaj nga Gjykata Speciale

  • Nesim Haradinaj del para Gjykatës Speciales në orën 15:00
  • Lajmin e kanë bërë të ditur mediat Kosovare të cilat thonë se seanca e radhës do të nis në orën 14:00
    Featured image of article: Shtyhet për në 18 dhjetor seanca për Nesim Haradinaj nga Gjykata Speciale Nesim Haradinaj

    BRUKSEL-Seanca gjyqësore për Nesim Haradinaj është shtyrë për në datë 18 dhjetor. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat Kosovare të cilat thonë se seanca e radhës do të nis në orën 14:00. Seanca e Nesim Haradinajt do të jetë në një ditë me Hysni Gucatin. Gucati dhe Haradinaj janë të akuzuar para Gjykatës për pengim të drejtësisë.

    “Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe tani fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

    (I.A/dosja.al)

    Shto Koment