Rajoni

Shtyhet me një javë, shkollat në Greqi do të rihapen më 14 shtator (Maska falas për nxënësit dhe mësuesit)

Në Greqi rihapja e shkollave është shtyrë me 1 javë, ku ditën e sotme është njoftuar se nxënësit do të rikthehen në shkollë më 14 shtator dhe jo më 7 shtator siç u njoftua më herët.
Featured image of article: Shtyhet me një javë, shkollat në Greqi do të rihapen më 14 shtator (Maska falas për nxënësit dhe mësuesit) Foto ilustruese

GREQI– Në një kohë që Greqia pritej të rihapte shkollat më 7 shtator, mediat vendase kanë raportuar se afati është shtyrë me një javë, ku tashmë 14 shtatori është dita kur do të rinis mësimi në të gjithë Greqinë.

Ky lajm është bërë me dije ditën e sotme nga Ministrja e Arsimit, Niki Kerameos dhe ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos, në prani të zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për shtyp.

Gjithashtu Kerameos bëri një referencë të gjerë për masat që janë marrë tashmë dhe përgatitjen që është bërë për funksionimin e sigurt të shkollave dhe vuri në dukje se nëse është e nevojshme, do të merren masa më të rrepta ose masa më fleksibël.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë me hapjen e shkollave nxënësit dhe mësuesit janë të detyruar të përdorin maskat në të gjitha ambientet e brendshme dhe transportin e studentëve. Por maskat do të shpërndahen falas për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, lajm ky që është konfirmuar edhe nga vet kryeminitri grek, ndërsa një masë tjetër është se në të gjitha shkollat nuk do të mbahen kampionate shkollore.

Burimi: Ekathimerini 

A.C/Dosja.al

Shto Koment