Aktualitet

Shtyhet afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar në Kapshticë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve

Policia i bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin nga Kapshtica dhe të orientohen drejt Kakavijës aty ku lëvizja vazhdon normalisht.
Featured image of article: Shtyhet afati i bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar në Kapshticë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve

KORCË– Pala greke në Kakavijë ke vendosur që të shtyjë afatin e bllokimit të pikës kufitare në Kapshticë deri me datën 14 dhjetor. Kështu, pala greke nuk do të lejojë që as qytetarët dhe as mjetet të mos lëvizin si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin nga ajo pikë kalimi dhe të orientohen drejt Kakavijës aty ku lëvizja vazhdon normalisht.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020. Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë. Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment