Showbiz

“Shtroja pllaka…”, Drilon Hoxha rrëfen vështirësitë e fillimit: Vij nga një familje e thjeshtë, kam punuar dhe kamarier

VIDEO
Drilon Hoxha ka rrëfyer se para se të bëhej i famshëm, i është dashur të bëjë punë të ndryshme për të siguruar jetën.
Featured image of article: “Shtroja pllaka…”, Drilon Hoxha rrëfen vështirësitë e fillimit: Vij nga një familje e thjeshtë, kam punuar dhe kamarier Aktori, Drilon Hoxha.

TIRANË– Aktori Drilon Hoxha ka qenë i ftuari i radhës në “Glamour Zone”, ku ndër të tjera ka folur edhe për periudhën e vështirë të jetës së tij, përpara se të bëhej i famshëm. Driloni ka treguar se rrjedh nga një familje e thjeshtë, dhe që i vogël i është dashur të sigurojë të ardhurat vetë.

Aktori rrëfeu se ka bërë punë të ndryshme, deri sa mori pjesë në spektaklin “Talent Show”. Si fillim ai nisi si pllakashtrues, ku ndihmonte ustain në prerjen e pllakave, e më pas si kamarier.

“Kam bërë shumë lloj punësh sepse vij nga një familje e thjeshtë. Kam punuar kamarier, kam punuar si pllakashtrues, unë i prisja pllakat, ia jepja ustait dhe ai i ngjiste. Kam qenë shumë i vogël kur e kam bërë këtë lloj punë. Jeta ime filloi pasi mora pjesë në një spektakël “Talent Show”, lashë pllakat dhe punën si kamarier,”- është shprehur aktori, Drilon Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

R.L/Dosja.al

Shto Koment