Bota

“Shkova në shtëpi duarbosh”, Nënat nuk lejohen të përqafojnë të porsalindurit e tyre. Eksperiencat e grave që lindin në mes të Covid-19: Po dëmton shëndetin tim mendor

Në pamundësi për të qëndruar pranë të porsalindurëve të tyre, nënat e reja këtë vit  u përballen me shumë vështirësi duke i lënduar jashtëzakonisht shumë ato.  Ndërsa ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i koronavirusit po çon në një shkelje të të drejtave të grave për lindje.
Featured image of article: “Shkova në shtëpi duarbosh”, Nënat nuk lejohen të përqafojnë të porsalindurit e tyre. Eksperiencat e grave që lindin në mes të Covid-19: Po dëmton shëndetin tim mendor Foto ilustruese

SLLOVAKI– Pas raporteve në të gjithë botën, ekspertët po paralajmërojnë se pandemia po bën të mundur progresin në kujdesin para lindjes në maternitet. Pasi djali i Denisës (një  nënë e re në Sllovak i ) lindi para kohe në javën e 26-të, ajo nuk ishte në gjendje ta mbajë atë në duar, sepse ai duhej të kalonte sa më shumë kohë të ishte e mundur në inkubator. Por në momentin kur virusi shpërtheu në  Sllovaki Deninës i duhej të largohej nga spitali.

Vendosja e rregulla të rrepta nënkupton bënë që ajo ta shihte fëmijën e saj gjashtë javë më vonë, pasi u nxorr nga inkubatori.

“Në vend që ta përqafoja, shkova në shtëpi duarbosh ndërkohë që në kohë më vinin shumë pyetje në kokë. Çdo ditë pa fëmijën tim po më bënte të pafuqishme dhe po dëmton shëndetin tim mendor.”- tha ajo.

Në pamundësi për të qëndruar pranë të porsalindurëve të tyre, nënat e reja këtë vit  u përballen me shumë vështirësi duke i lënduar jashtëzakonisht shumë ato.  Ndërsa ekspertët paralajmërojnë se shpërthimi i koronavirusit po çon në një shkelje të të drejtave të grave për lindje.

Sllovakia ka mbi 1.500 raste të konfirmuara të vdekjes së Covid-19 dhe 28 viktima. Më 17 mars, ditën kur Denisa u largua nga spitali, vetëm 97 njerëz kishin rezultuar pozitivë për virusin.

“Asaj iu kërkua të largohej nga spitali  për pacientët që nuk mbërritën kurrë të shtroheshin në atë spital.”-  thotë Zuzana Kriskova, kryetare e Organizatës së Grave në Sllovaki, e cila mbron për të drejtat e lindjes së fëmijëve.

Kriskova vlerëson se rreth 500 foshnje që lindën para kohe në Sllovaki mund të jenë prekur deri tani nga rregullat spitalore që ndalojnë prindërit të vizitojnë fëmijët si shkak i shpërthimit të virusit.

“Në disa zona që prej javës së kaluar mund të shkoni te parukierja por nuk mund të vizitoni fëmijën tuaj të sëmurë në spital. Është absurde. Megjithatë, ne e dimë se pa njërin prind pranë fëmija do të vuajë. Rreziku i infeksionit është më i lartë, rreziku i vdekjes është më i lartë, këta foshnje tashmë kanë lindur para kohe.”- thotë Kriskova.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me përhapjen e virusit gratë dhe prindërit e rinj kërkojnë mbështetje dhe këshilla për të drejtat e tyre. Organizata ka kritikuar qeverinë për lejimin e spitaleve që të zbatojnë rregullat e tyre dhe për mungesën e një udhëzimi të qartë kombëtar.

“Këto rregulla janë krijuar nga frika e asaj që mund të ndodhë. Në disa raste, kjo vlen për t’u dhënë përparësi pacientëve që nuk ekzistojnë mbi të drejtat themelore të njeriut për gratë shtatzëna, nënat e reja dhe foshnjat e tyre.”- thotë Kriskova.

Organizata për të drejtat e njeriut në lindje të fëmijës (HRiC) publikoi një raport këtë muaj duke publikuar dëshmi se kujdesi shëndetësor i nënave po shkatërrohet nga pandemia. Ndryshimet në praktikë që synojnë të kontrollojnë përhapjen e Covid-19 janë duke cënuar në mënyrë disproporcionale të drejtat e grave që lindin.

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon që gratë të vazhdojnë të kenë shoqërues gjatë lindjes, megjithatë partnerët janë ndaluar të futen në maternitete gjatë kohës që bashkëshortet e tyre lindin, përfshirë këtu Slloveninë, Lituaninë, Hungarinë, Poloninë dhe Gjermaninë.

Daniela Drandiç, një nga autoret e raportit me qendër në Kroaci, ka deklaruar se gratë shtatzëna që dyshohet se kanë Covid-19 duhet të kenë një lindje cezariane dhe të ndahen nga foshnja e tyre.

“Gratë mbahen larg nga të porsalindurit për 14 ditë nëse dyshohet se kanë virus, por këto masa nuk janë proporcionale me bilancin e rrezikut. Në Rumani foshnjat largohen nga nënat e tyre, pavarësisht se nuk janë të infektuara nga Covid-19. Megjithatë ka pasur raporte, se të paktën 10 të posalindur mund të jenë infektuar nga stafi i kujdesit shëndetësor. “-shton ajo.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment