LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtrëngohet rripi/ Rregulla të ashpra për udhëtim në BE, shqiptarët në kufi me letra të noterizuara

10 Janar 2020, 11:41 Nga DOSJA
Shtrëngohet rripi/ Rregulla të ashpra për udhëtim në

BE– Shtimi i numrit të shqiptarëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së ka detyruar Ministrinë e Brendshme që të nxjerrë dy urdhra të posaçëm për të shtuar kontrollin në pikat e kalimit kufitar. Këto super rregulla janë firmosur nga ministri Sandër Lleshaj.
Urdhrat e lëshuara më 20 dhjetor, por të botuara së fundmi në Fletoren Zyrtare të datës 8 janar, parashikon mënyra specifike “Për përcaktimin e rregullave të veçanta të kalimit të shtetasve shqiptarë të mitur në kufi” dhe “Për forcimin e kontrollit të shtetasve shqiptarë që kalojnë kufirin shtetëror”.

Këto urdhra synojnë forcimin e kontrollit nga policia ndaj shtetasve shqiptarë në dalje të kufirit shtetëror, duke kthyer mbrapsht ata që nuk plotësojnë kushtet e udhëtimit për hyrjen dhe qëndrimin në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Schengen. Polici i pikës kufitare ka si detyrim të kryejë verifikime dhe intervistime të detajuara, për: a) adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë; b) ftesën e pritësit në vendin e destinacionit (që përmban të dhënat, kontaktet e pritësit); c) biletën apo rezervimin për kthimin; d) mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit.

Rregullat janë të njëjta me ato që kërkohen nga vendet e BE-së që janë pjesë e zonës Shengen (Schengen). Në pikën katër të këtij urdhri përcaktohet se të gjithë shtetasit shqiptarë të kategorisë “Inad”, gjatë dy viteve të fundit, nga data e paraqitjes në Pikat e Kalimit Kufitar, për shkak të masës së ndalimit të hyrjes në zonën “Schengen”, me arsyetimin “Për informacione në SIS”, “Refuzim azili”, dhe “Rrezik për sigurinë publike” dhe të gjithë shtetasit shqiptarë të kategorisë “Deportiv” gjatë tre viteve të fundit, nga data e paraqitjes në Pikat e Kalimit Kufitar, për shkak të çdo lloj arsye dhe janë të regjistruar në sistemin TIMS si të tillë, të mos lejohen të kalojnë kufirin shtetëror deri në paraqitjen e një dokumenti shkresor, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar, që provon se nuk kanë ndalim hyrje, urdhër largimi ose dëbimi në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonën Schengen.

Kur shtetasit paraqesin një vendim gjyqësor apo administrative kur vërtetojnë se nuk kanë pengesë për të udhëtuar, atëherë punonjës i kalimit kufitar duhet të bëjë shënimet përkatëse në sistemin TIMS te rubrika “Shënime”. Një kopje origjinale ose fotokopje e njësuar me origjinalin e dokumentit justifikues, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar, administrohet në Pikën e Kalimit Kufitar për një periudhë 2-vjeçare.

Ndërsa përcaktohet se nuk do të lejohen në rastet kur argumentohet se: nuk ka dokumentacionin e duhur që justifikon qëllimin e udhëtimit dhe kushtet e qëndrimit; ka qëndruar më shumë se 90 ditë në 180 ditët e fundit, në territorin e zonës Schengen; nuk ka mjete të mjaftueshme jetese (financiare) për periudhën, kohën dhe mënyrën e qëndrimit, ose mjete finaciare për kthimin në Shqipëri; d) është person për të cilin rezulton njoftim/informacion në sistem.

“Të forcohet kontrolli në kufi, ndaj operatorëve turistikë (linja autobusësh, zyra turistike etj.), grupe familjarësh, me qëllim parandalimin e rasteve të abuzimit me të drejtën e lëvizjes së lirë dhe goditjen e organizatorëve të këtyre udhëtimeve me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Të bashkëpunohet me drejtoritë vendore të policisë dhe komisariatet për shkëmbimin e informacionit, nëse ka persona që kanë tendencën e organizimit dhe lëvizjes së shtetasve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe zonës Schengen, me qëllim për të kërkuar azil në këto vende”, thuhet në urdhrin e firmosur nga Lleshaj.

Në urdhrin tjetër përcaktohet se në rastet kur i mituri udhëton në shoqërinë e njërit prej prindërve, prindi që e shoqëron duhet të jetë i pajisur me deklaratë noteriale të prindit tjetër, ku autorizohet udhëtimi i të miturit në shoqërinë e prindit, ose me vendim gjyqësor që e lejon të udhëtojë të miturin me njërin nga prindërit. Në të gjitha rastet lëshohet deklarata noteriale edhe kur fëmija udhëton në grup. Të gjitha dokumentet që administrohen në Pikat e Kalimit të Kufitar në zbatim të këtij udhëzimi, ruhen për një afat njëvjeçar dhe në përfundim të këtij afati asgjësohen nga një komision i ngritur me urdhër të drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin. Për procedurën e asgjësimit mbahet një procesverbal, ku shënohet lloji i dokumentit, numri dhe data e tij. Ky udhëzim i posaçëm lëshohet nga ana e ministrisë për shkak se ka pasur shumë largime drejt vendeve të BE-së të fëmijëve shqiptarë të mitur që kërkojnë azil, apo janë përdorur nga trafikantët. Mijëra shqiptarë po emigrojnë drejt vendeve të BE-së duke kërkuar edhe azil. Për shkak të politikave sociale, destinacioni kryesor i shqiptarëve ka qenë kohët e fundit Franca, ku janë paraqitur gati gjysma e totalit të kërkesave për azil. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, 4,335 shqiptarë kanë aplikuar për azil në shtetin francez. Për më tepër, nga Shqipëria ka pasur 10,680 kërkesa në të gjithë BE-në. Kjo do të thotë që, që nga fillimi i vitit, mesatarisht 1780 shqiptarë janë larguar nga vendi çdo muaj.

Pas Francës, shteti i dytë me numrin më të madh të azilkërkuesve shqiptarë është Mbretëria e Bashkuar, ku 1870 janë regjistruar për aplikime në gjashtë muajt e parë të 2019, pasuar nga Greqia me 1480 kërkesa për azil dhe Italia me 830. Gjermania prej kohësh është shndërruar në një destinacion më pak të preferueshëm, pasi shanset për të marrë një përgjigje pozitive janë të shumë herë më të ulëta. Për gjashtë muajt e parë të vitit 2019, të dhënat nga Eurostat tregojnë se vetëm 850 shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani, pasi shqiptarët preferojnë të emigrojnë drejt ekonomisë më të madhe të BE-së nëpërmjet kontratave të punës.

Nga ana tjetër, shqiptarët kanë paraqitur 1.200 aplikime shtesë në vendet e tjera të Bashkimit Evropian. Irlanda mori 465 kërkesa për azil gjatë këtyre muajve, 215 kërkesa u paraqitën në Suedi dhe Belgjikë, 110 në Holandë, 65 në Spanjë, 60 në Zvicër, 50 në Norvegji, si dhe 30 kërkesa në Luksemburg dhe Danimarkë.

Marrë nga gazeta Si

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet be shqiptaret udhetimi drejt be be shqiptaret udhetimi drejt be

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni