Aktualitet

Shtrëngimi i masave, Ulqinaku: Një dështim, Shipëria duhet izoluar totalisht, virusi britanik ka mbërritur dhe ka infektuar të rinjtë

Mjeku shtoi më tej dhe se ai vetë beson tek vaksina ruse e kineze. Sipas Ulqinakut, të rinjtë janë prekur pasi në vendin tonë ka ardhur variant britanik i Covid.
Featured image of article: Shtrëngimi i masave, Ulqinaku: Një dështim, Shipëria duhet izoluar totalisht, virusi britanik ka mbërritur dhe ka infektuar të rinjtë Dritan Ulqinaku

TIRANË– Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka deklaruar se kufizimi i orarit deri në orën 20:00 si pasojë e masave anti-Covid është një dështim. I ftuar në emisionin e mëngjesin në AbcNews, Ulqinaku tha se e vetmja rrugëzgjidhje për të ulur numrin e të infektuarve në vend, është mbyllja totale.

Mjeku shtoi më tej dhe se ai vetë beson tek vaksina ruse e kineze. Sipas Ulqinakut, të rinjtë janë prekur pasi në vendin tonë ka ardhur variant britanik i Covid.

“Shtrëngimi i masave është dështim i joni. Ne mundohemi që me anë të këtyre shqiptarin ta bëjmë suedezë. Duke reduktuar me dy orë ne ulin mundësinë që të mos rrimë kaq gjatë në kafe. Në momentin që shtohen rastet, mbyllja është e vetmja rrugëzgjidhje. Unë si mjek besoj te vaksina kineze edhe ruse. Por nuk janë vendime të një mjeku të thjeshtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse ka ardhur ky variant i ri, të rinjtë janë të prekur. Nuk është se sot ata janë më të pak të kujdesshëm se dje, janë njësoj. Unë besoj se ka ardhur mutacioni britanik, edhe e Afrikës mundet po nuk besoj,”– tha Ulqinaku.

Nga sot, vendi ynë do të mbyllet gjatë fashës orare 20:00-06:00. Pas shtimit të numrit të të infektuarve, Komiteti Teknik bëri me dije se ka vendosur të shtrëngojë orën policore me dy orë të tjera. Një tjetër masë që u mor është edhe kalimi online i të gjithë gjimnazistëve të zonave të rrezikuara.

(f.m.dosja.al)

Shto Koment