Politike

‘Shtojcë e Edi Ramës, s’njeh Azemin’/ Rudina sfidon të gjithë, kërcen vallen e Tropojës, kush është ‘ëngjëlli mbrojtës’ që s’i ndahet (VD)

Pas incidentit që ndodhi në shkollën "Shejnaze Juka", Hajdari ia ka marrë valles së Tropojës bashkë me nxënësit e shkollës.

SHKODER– Rudina Hajdari sfidon të gjithë kritikët që e akuzojnë se nuk njeh historinë e babait të saj dhe Shqipërisë. Pas incidentit që ndodhi në shkollën “Shejnaze Juka”, Hajdari ia ka marrë valles së Tropojës bashkë me nxënësit e shkollës.

Në krah të saj qëndron edhe deputeti i opozitës së re, që është kthyer në “ëngjëllin” mbrojtës të Hajdarit, Halit Valteri.  Valteri ndërhyri edhe në debatin me nxënësin e kësaj shkolle ku Hajdari u përfshi.

Ditën e sotme, një incident ka ndodhur në takimin e Hajdarit në Shkodër. Një prej nxënësve të shkollës ‘Shejnaze Juka’ i ka thënë se ajo nuk e njeh të atin e saj Azem Hajdarin dhe se mbron kryeministrin Edi Rama. Hajdari e ka kaluar incidentin me humor dhe i ka bërë thirrje të rinjve që të mos ndikohen nga politika.

(F.g/dosja.al)

 

Shto Koment