Bota

Shtohen tensionet! Ministria e Jashtme e Gjermanisë, kërcënon rusët për sulmin kibernetik të vitit 2015

Prokurorët gjermanë lëshuan një urdhër arresti për Badin, i cili kërkohet edhe nga autoritetet amerikane, pasi besohet se ishte pjesë e një grupi të hakerëve të njohur si: APT28, ose Fancy Bear.
Featured image of article: Shtohen tensionet! Ministria e Jashtme e Gjermanisë, kërcënon rusët për sulmin kibernetik të vitit 2015 Angela Markel

GJERMANI– Ministria e Jashtme e Gjermanisë në një deklaratë ka kërcënuar me përgjegjësit për sulmit kibernetik të bërë ndaj shtetit gjerman në vitin 2015, ku ka përfshirë edhe një shtetaas rus. Ministria shtoi se më 28 maj ka thirrur ambasadorin rus për ta përcjellur këtë mesazh në vendin e tij.

Sipas autoriteteve gjermane, provat tregojnë se në kohën e sulmit, shtetasi rus, Dmitry Badin, ishte duke punuar për agjencinë e inteligjencës ruse. Prokurorët gjermanë lëshuan një urdhër arresti për Badin, i cili kërkohet edhe nga autoritetet amerikane, pasi besohet se ishte pjesë e një grupi të hakerëve të njohur si: APT28, ose Fancy Bear.

“Ambasadori rus u njoftua se mbi bazën e një urdhër arresti të lëshuar nga zyra e prokurorit federal gjerman më 5 maj kundër shtetasit rus Dmitry Badin, qeveria gjermane do të kërkojë që Brukseli të përdorë regjimin e sanksioneve kibernetike të BE-së kundër përgjegjësve për sulmin ndaj parlamentit gjerman”, tha ministria në deklaratë.

Kujtojmë se kancelarja gjermane në fillim të këtij muaji në  një fjalim është shprehur se ka prova të forta se kanë qenë hakerat  rusët që  sulmin kibernetik më 2015 kundër parlamentit gjerman, dhe zyrës së saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, Moska para disa ditësh mohoi çdo përfshirje në sulmet kibernetike ndaj parlamentit gjerman, duke thënë se çështja është duke u përdorur nga Berlini për të larguar vëmendjen nga problemet mbi pandeminë koronavirusit.

Burimi:tass

(A.K.dosja.al)

Shto Koment