Aktualitet

Shtohen rastet me COVID-19 në Korçë, infektohet 2 infermierë dhe 1 mjek

osja.al mëson se në qytetin e Korçës janë konfirmuar edhe 3 raste të tjera
Featured image of article: Shtohen rastet me COVID-19 në Korçë, infektohet 2 infermierë dhe 1 mjek Test COVID-19

KORÇË- Situata me COVID-19 në Shqipëri duke e paqendrueshme. Dosja.al mëson se në qytetin e Korçës janë konfirmuar edhe 3 raste të tjera, që zyrtaisht nga ministria do njoftohen nesër në përditësimin e 24 orëve të fundit.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se të prekur janë punonjës shëndetosor të spitali, pasi janë infektuar 2 infermierë dhe 1 mjek. Nuk dihet ende se si janë infektuar këta të punonjës të spitalit, por epidemiologët po vijojnë punën në terren.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 77 raste të reja me COVID-19. Harta me të prekur është zgjeruar në 16 qytete. Numri i viktimave ka shkuar në 51, pasi kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi. Aktualisht në këtë spital po marrin mjekim 87 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment