Rajoni

Shtohen me ritme të shpejta infektimet me Covid në Itali/ 128 persona kanë humbur jetën dhe 21,273 raste të reja kanë rezultuar pozitiv 

Me bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 37,338 ndërsa në total  janë 525,782 të infektuar që prej fillimit pandemisë.
Featured image of article: Shtohen me ritme të shpejta infektimet me Covid në Itali/ 128 persona kanë humbur jetën dhe 21,273 raste të reja kanë rezultuar pozitiv  Foto ilustruese

ITALI-Autoritetet shëndetësore në Itali kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga Covid-19, 128 persona dhe janë infektuar 21,273 persona të tjerë.

Me bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 37,338 ndërsa në total  janë 525,782 të infektuar që prej fillimit pandemisë. Në Itali 222,241 persona janë të infektuar aktiv ku nga këta 1,208 janë në gjëndje të rëndë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me shtimin e rasteve të reja me koronavirus Kryeministri Giuseppe Conte, ka nënshkruar një dekret me ashpërsimin e masave anti-Covid, që do të hyjë në fuqi nga dita e sotme deri në 24 nëntor.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment