LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtohen masat kundër pastrimit të parave, më shumë kontrolle në pikat e këmbimit valutor

26 Korrik 2019, 06:24 Nga DOSJA
Shtohen masat kundër pastrimit të parave, më shumë kontrolle

TIRANË- Teksa agjencitë e këmbimit valutor kanë rezultuar si me rrezik të lartë për pastrimin e parave në raportin e fundit të Moneyval (mekanizimi europian për kontrollin e pastrimit të parave), Banka e Shqipërisë ka forcuar kriteret për licencimin e tyre.
Të gjithë subjektet që do të aplikojnë për t’u licencuar në treg për të ushtruar aktivitetin e zyrës së këmbimit valutor do të duhet të paraqesin dokumentacion shtesë sipas ndryshimeve të reja rregullatore që lidhen me masat kundër parandalimit të pastrimit të parave. Kështu sipas ndryshimeve në rregulloren “Për licencimin, organizmin veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor” në rregullore janë shtuar sqarimet që lidhen me aksionerët.

“Aksione të mbajtësit (bearer shares), janë aksione të një personi juridik, pronësia e të cilave i kalon personit që zotëron/mban certifikatën/dokumentin e aksioneve të mbajtësit, pa pasur nevojë për marrëveshje/kontratë për kalimin e pronësisë së këtyre aksioneve. Aksioner përfaqësues (nominee shareholder), është aksioneri i regjistruar i një personi juridik, që mban aksionet në emër të aksionerit aktual (pronarit përfitues), në bazë të një marrëveshjeje” thuhet në rregullore.
Po kështu në dokumentacionin për licencim është shtuar si detyrim deklarata personale e aksionerëve/ortakëve dhe administratorit, për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë.
Është rishikuar kapitali minimal fillestar për një zyrë të këmbimit valutor. Deri dje kapitali fillestar minimal ishte 1.5 milionë lekë ndërsa me ndryshimet e reja ky kapital duhet të jetë minimalisht 2.5 milionë lekë.

Tek shqyrtimi i kërkesës për licencim sanksionuar në pikën 9 janë shtuar dy pika të tjera ku thuhet se Banka e Shqipërisë, për të kryer vlerësimet e parashikuara në këtë nen, përveç shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur, bashkëpunon dhe kërkon informacion nga autoritetet mbikëqyrëse homologe dhe institucionet e specializuara për luftën kundër krimit ekonomik dhe krimit të organizuar dhe për parandalimin e pastrimit të parave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Tatim Taksave, etj.
Në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me aksionerët/ortakët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët/ortakët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.

Në nenin 10 rregullorja sanksionon se banka, përveç sa parashikohet në pikën 1 të tij , refuzon dhënien e licencës edhe: a) në rast se vërtetohet se: i) struktura e shoqërisë që kërkohet të licencohet apo burimi i saj i kapitalit lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë; ii) aksioneri/ortaku i subjektit zotëron aksione të mbajtësit (bearer shares), ose është aksioner përfaqësues (nominee shareholder) (nëse është e aplikueshme); ii) aksioneri/ortaku i propozuar i subjektit të propozuar paraqet rrezik të lartë, bazuar në vlerësimet e Bankës së Shqipërisë; si dhe b) në çdo rast që licencimi i subjektit do të cenonte interesat e publikut.

Në nenin 19 që ka të bëjë me raportimet ndryshimet në rregullore kanë shtuar se subjektet raportojnë, brenda muajit janar të çdo viti, në Departamentin e Mbikëqyrjes, informacionin / dokumentacionin e mëposhtëm: a) vërtetim nga Ministria e Drejtësisë se aksioneri / ortaku dhe administratori nuk është i dënuar penalisht ose formularin e vetëdeklarimit, sipas aneksit nr. 4 të kësaj rregulloreje (dokumenti duhet të jetë i lëshuar jo më larg se 3 (tre) muaj nga dita e paraqitjes); b) deklaratë personale e aksionerit/ortakut dhe administratorit për lidhje të mundshme familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë (sipas aneksit nr. 9, të kësaj rregulloreje); c) deklaratë personale e administratorit që subjekti vazhdon të plotësojë kushtet në bazë të të cilave ai është licencuar.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi kembimi valutor parate e pista pastrimi i parave kembimi valutor parate e pista pastrimi i parave

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni