Rajoni

Shtohen laboratorët që do kryejnë testet kundër COVID-19, ministra e Shëndetësisë në Kosovë licencon dhe nëntë të tjerë

Me këtë, numri i institucioneve shëndetësore private që kryejnë teste të COVID-19 është rritur në 38, pasi tashmë 29 prej tyre kanë nisur punën.
Featured image of article: Shtohen laboratorët që do kryejnë testet kundër COVID-19, ministra e Shëndetësisë në Kosovë licencon dhe nëntë të tjerë Teste kundër COVID-19

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovës ka njoftuar sot se janë licencuar edhe nëntë institucione private shëndetësore për të kryer testet e COVID-19.

Me këtë, numri i institucioneve shëndetësore private që kryejnë teste të COVID-19 është rritur në 38, pasi tashmë 29 prej tyre kanë nisur punën. Sipas urdhrit të ministrisë nëntë laboratorët e rinj do të kryejnë teste serologjike, sikur edhe 27 të tjerët nga faza e parë e licencimit.

Lista e laboratorëve

Vetëm dy laboratorë privatë janë licencuar për teste PCR, që janë edhe më të saktat dhe kryhen edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë ministria njoftoi liberalizimin e bërjes së analizave, e tashmë qytetarët kanë më shumë mundësi për të kryer teste. Sipas klinikave testi serologjik do kushtojë 20 euro dhe tamponi 35 euro.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment