LIVE UPDATES
Bota

Shtohen kundërshtarët e Trump, deputeti republikan kërkon shkarkimin e Presidentit

20 Maj 2019, 07:40 Nga DOSJA
Shtohen kundërshtarët e Trump, deputeti republikan kërkon

SHBA- Deputeti republikan Justin Amash nga shteti Michigan, është anëtari i parë i Kongresit nga radhët e partisë së presidentit Trump, i cili kërkon shkarkimin e tij. Ai ka shkruar së fundi 13 mesazhe në twitter ku shpjegon, se këtë vendim e ka marrë pas një “analize të thellë të raportit Mueller”. Hetuesi i posaçëm, Robert Mueller ka përgatitur së fundmi një raport, në të cilin është hetuar veprimtaria e presidentit Trump në kohën e fushatës elektorale, para zgjedhjeve të vitit vitit 2016, si dhe mundësia e influencimit të këtyre zgjedhjeve nga Rusia. Presidenti Trump ka ndaluar me një dekret që të publikohet raporti i plotë i hetuesit. Opinioni është njohur vetëm me disa pjesë të raportit, të cilin ka publikuar ministri i Drejtësisë William Barr, i afërt me presidentin Trump. Kritikët e Trumpit thonë se pikërisht ky dekret ka pamundësuar që opinioni të njihet si duhet me përbërjen e raportit. Qëllimi i Trumpit, sipas tyre, është që Kongresi të mos fillojë ndonjë inciativë për përgjegjësinë e tij.

“Trumpi ka qenë i përzier”

Kongresmeni Amash shkruan në mesazhet e tij, se me prezantimin e pjesshëm të raportit është pretenduar që opinioni të mashtrohet qëllimisht. “Për dallim prej prezantimit të Barrsit, raporti i Muellerit dëshmon se presidenti Trump ka qenë i përzier në veprime të caktuara, që paraqet bazë të mjaftueshme për kërkesën që presidentit të shkarkohet nga posti”, shkruan Amash, duke shtuar se ka dëshmi të mjaftueshme për pengimin e drejtësisë. “Mbi bazën e këtyre dokumenteve, pa fije dyshimi, do të dënohej secili qytetar tjetër i SHBA që nuk është president”, pohon ai.

Amash shkruan se sistemi politik “check and balance” mbështetet pikërisht tek boshti i ndarjes së obligimeve dhe përgjegjësive në pushtet. Ai paralajmëron se drejtësia duhet të mbisundojë, sepse kjo është baza e lirisë. Ky është edhe shkaku pse ai para përkatësisë partiake ka vënë luajalitetin ndaj Kushtetutës së vendit. Në klimën e përçarjeve ekstreme mes partive, ekziston rreziku që procedura e përgjegjësisë së presidentit dhe shkarkimit nga posti të përdoret më rrallë dhe jo më shpesh, pra nuk ka rrezik nga keqpërdorimi i pushtetit të Kongresit, mendon ai.

Demokratët nuk janë unik

Amash është anëtar i grupit konservator të republikanëve, Freedom Caucus dhe mendon të kandidojë kundër presidentit aktual në zgjedhjet e ardhshme, si kandidat i republikanëve. Amash thotë madje se demokratët janë ata të cilët nuk kanë mendim unik për përgjegjësinë e Trumpit. Deputetja demokratike Rashida Tlaib, nga Michigeni, ka kërkuar që edhe republikanët tjerë të mbështesin kërkesën për largimin e Trumpit nga posti i tij. Por brenda Partisë Demokratike ka mendime të ndryshme për këto kërkesa. Kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi, paralajmëron se impeachmenti do të thellonte humnerën mes partive në SHBA.

Në historinë e SHBA ka pasur deri tani vetëm dy raste të procedurës për shkarkimin e presidentit nga posti i tij. Me 1868 kundër presidentit Andrew Johnson dhe në vitin 1999 kundër Bill Clintonit, për shkak të aferës me praktikanten Monica Lewinsky. Në të dy rastet Kongresi ka votuar kundër shkarkimit të presidentit. Ndërsa me 1974, presidenti Richard Nixon e ka evituar një procedurë të këtillë, me dorëheqje për shkak të aferës Watergate.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota armiqte e trump deputeti republikan donald trump justin amash shkarkimi i trump armiqte e trump deputeti republikan donald trump justin amash shkarkimi i trump

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni