Sport

Shtohen dyshimet për vdekjen e Astorit, mjeku akuzohet se falsifikoi certifikatën

Dyshimet janë se kjo certifikatë false e dhënë nga mjeku, është dhe një nga shkaqet që solli vdekjen e kapitetin të Fiorentinës.
Featured image of article: Shtohen dyshimet për vdekjen e Astorit, mjeku akuzohet se falsifikoi certifikatën Davide Astori

ITALI- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vdekjen e futbollistit të Fiorentinës, Davide Astorit. Mediat në Itali sot kanë nxjerrë në një tjetër hipotezë që lidhet me mjekun Giorgio Galanti. Sipas këtyre mediave ai ka plotësuar certifikatën e Astorit si të rregullt, por në fakt nuk ka bërë asnjë analizë.

Dyshimet janë se kjo certifikatë false e dhënë nga mjeku, është dhe një nga shkaqet që solli vdekjen e kapitetin të Fiorentinës.

Shtohet se ka dyshime të forta që mjeku është munduar të fsheh gjurmët dhe tashmë do të hetohet për shpërdorim detyre, falsifikim dhe neglizhencë, shkaqe që kanë çuar në vdekjen e Astorit.

Kujtojmse bota e futbollit u trondit sezonin e kaluar, kur Davide Astori ndërroi jetë në hotel. Ai ishte duke fjetur në dhomën e tij të hotelit, në Udine dhe në mengjes u gjetë i pajtë. Mjekët thanë se ai pësoi një sulm në zemër që shkaktoi vdekjen tij, por ende vijojnë hetimet.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment