Sport

Shtohen dyshimet për të ardhmen e Zidane te Real Madridi

“Klubi ‘los blancos’ beson, se trajneri francez do ta ketë të vështirë të bëjë revolucion e kërkuar te ‘los blancos’ dhe të lërë në stol lojtarë me të cilët ai ka përjetuar disa fitore”
Featured image of article: Shtohen dyshimet për të ardhmen e Zidane te Real Madridi

SPANJE – E ardhmja e Zinedine Zidane te Real Madrid është ende në pikëpyetje. Së pari, sepse francezi është lodhur nga sjellja e disa udhëheqësve të klubit ‘los blancos’. Nuk duhet të harrojmë se francezi ka qenë në prag të shkarkimit disa herë gjatë sezonit.

Pak para ndeshjes kundër Huesca (më 6 shkurt), Zidane ulëriti duke thënë që ta linin të punonte dhe kishte treguar publikisht bezdinë, duke treguar lodhje të vërtetë, raporton francezja “RMC Sport”.

Dhe në anën e Realit, veçanërisht pas eliminimit nga Chelsea në gjysmëfinalen e Champions League, ndjenja se duhet të ketë një revolucion në dhomën e zhveshjes sa vjen dhe rritet. Klubi ‘los blancos’ beson, se Zidane e ka të vështirë ta bëjë këtë revolucion dhe të lërë në stol lojtarë me të cilët ka jetuar disa fitore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi, pas largimit të zhgënjimit nga eliminimi dhe qetësimit të ujërave, do të qartësohet më mirë edhe marrëdhënia midis Zidanes dhe drejtuesve të Real Madridit. Sigurisht edhe përfundimi i La Ligas do të ketë ndikim të veçantë.

B.T (Dosja.al)  

 

Shto Koment