Bota

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Kanadaja zgjat mbylljen e kufijve, përveç amerikanëve

Teksa janë shtuar rastet e reja me Covid-19, Kanadaja ka theksuar se kishte zgjatur mbylljen e kufijve përveç amerikanëve.
Featured image of article: Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Kanadaja zgjat mbylljen e kufijve, përveç amerikanëve Foto ilustruese

KANADA– Koronavirusi ka bërë që shumë shtete të marrin masa të ashpra me qëllim frenimin e rasteve të reja. Për këtë shkak teksa janë shtuar rastet e reja me Covid-19, Kanadaja ka theksuar se kishte zgjatur mbylljen e kufijve përveç amerikanëve.

Gjithashtu ka njoftuar edhe lançimin e aplikacionit në telefon të gjurmimit të kontateve për të shmangur përhapjen e pandemisë COVID-19.

Mediat e huaja kanë shkruar se Kanadaja ka zgjatur masat kufizuese për hyrjen në Kanada për të ardhurit nga një vend i huaj, përveç SHBA-së, raportohet  në bazë të një dekreti të publikuar ditën e djeshme.

Kufiri me Amerikën është vendi më i prekur nga pandemia, është mbyllur për udhëtimet jo thelbësore që prej 21 marsit dhe do të qendrojë i mbyllur deri më 20 gusht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Karantina dhe izolimi i detyrueshëm pas hyrjes në vend është në fuqi deri më 31 gusht.

Ndër të tjera kryeministri Justin Trudeau njoftoi se ishte i mundur shkarkimi i aplikacionit në telefon për gjurmimin e kontakteve që parashikon përhapjen e pandemisë.

Burimi: montanafreepress

A.C/Dosja.al

Shto Koment