Bota

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Italia kufizon udhëtimet me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi

Italia ka anuluar udhëtimet me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, si shkak i rasteve të reja me koronavirus.
Featured image of article: Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Italia kufizon udhëtimet me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi Foto ilustruese

ROMË– Ditën e sotme autoritetet italiane kanë ndaluar udhëtimet për të gjithë njerëzit që vijnë nga Serbia, Kosova dhe Mali i Zi, në mënyrë që parandalojë importimin e rasteve të COVID-19 nga jashtë.

“Kushdo që ka qenë në këto territore në 14 ditët e fundit është i ndaluar të hyjë dhe të kalojë në Itali. Në botë epidemia është në fazën e saj më të vështirë. Ne kemi nevojë për kujdes maksimal për të mbrojtur përparimin që kemi bërë deri më tani.”- është shprehur Ministri i Shëndetësisë,  Roberto Speranza në një deklaratë.

Kujtojmë se një javë më parë Italia kishte ndaluar hyrjen e njerëzve që vinin nga 13 vende, përfshirë Brazilin, që thoshte se paraqiste një nivel të tepruar të infeksioneve COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në Itali janë janë shënuar 34,984 viktima nga koronavirusi dhe janë infektuar  243.506 të tjerë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Burimi: thisismoney

A.C/Dosja.al

Shto Koment