Aktualitet

Shtimi i rasteve të COVID-19, Rakacolli u hedh fajin qytetarëve: Nuk respektuan masat, vatrat e reja s’nisën nga spitalet

Rakacolli u hodhi fajin qytetarëve për shtimin e rasteve dhe tha se nuk kanë respektuar masat.
Featured image of article: Shtimi i rasteve të COVID-19, Rakacolli u hedh fajin qytetarëve: Nuk respektuan masat, vatrat e reja s’nisën nga spitalet Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë

TIRANË- Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila është dhe kreu i Komitetit të Ekspertëve ka folur sot për shtimin e rasteve me COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në emsioonin “Tempora” në RTV Ora, Rakacolli u hodhi fajin qytetarëve për shtimin e rasteve dhe tha se nuk kanë respektuar masat.

Më tej ajo tha se qytetarët duhet të zbatojnë rregullat, e theksoi se vatrat e reja nuk janë shfaqur në spitale.

Nuk e respektuan si duhet protokollet e hapjes. Nëse në fillim shqiptarët zbatuan me përpikëmëri gjithçka që thanë ekspertët, në fazën e dytë u duk sikur gjithçka mbaroi. Ato sektorë të cilët u hapën, nuk respektuan rregullat e protokollet anti-covid.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vatrat nuk lindën në spital, kanë rritur në vende ku nuk janë respektuar rregullat dhe masat që janë rekomanduar. Ky është fakti i rritjes së shpejtë. Duhet ta shohim këtu këtë defekt, sepse ne nuk po bëjmë atë që po kërkohet”, u shprem zv. ministrja.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment