Politike

Shtimi i rasteve me koronavirus, flet Manastirliu: Pritej me lirimin e masave. Në spital kishim dy vatra, u administruan në mënyrë shembullore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se rritja e numrit të të infektuarve ishte e pritshme pas lirimit të masave. 
Featured image of article: Shtimi i rasteve me koronavirus, flet Manastirliu: Pritej me lirimin e masave. Në spital kishim dy vatra, u administruan në mënyrë shembullore Pamje nga emisioni

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me rritjen e rasteve të infektuara të koronavirusit në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Open”, Manastirliu u shpreh se rritja e numrit të të infektuarve ishte e pritshme pas lirimit të masave. 

Gjithashtu ajo u shpreh se QSUT nuk ishte një vatër infektimi, pasi vatrat ishin menaxhuar në kohë. 

“Izolimi rezultoi një strategji e sukseshme në ndalimin e përhapjes së virusit. Me hapjen e vendit ne e prisnim një rritje të numrit të rasteve të reja me Covid-19. Mund të them se situata është në monitorim në çdo moment. Kemi indikatorë pozitivë në këtë rritje. Aspekti pozitv është se brenda 48 orëve po bëhet gjurmimi i rasteve. QSUT nuk është vatër infektimi. Ka pasur një vatër infeksioni spitalor dhe u izolua. U kapën dy vatra në kohë dhe u administruan në mënyrë shembullore. Çfarë të bëjmë? T’i themi pacientëve të mos vijnë në spital? Sistemi është i hapur, jemi duke ruajtur mjekët,”- tha Manastirliu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fjalën e saj, Manastirliu foli për testet serologjike ku tha se brenda kësaj jave do mblidhet komiteti i ekspertëve për të vendosur se kur do të bëhen këto teste në popullatë.

“Ne kemi ndjekur një startegji të suksesshme. Kemi bërë testet serologjike tek mjekët. Këtë javë do mblidhet komiteti i ekspertëve ku do të vendosë se kur do të fillojnë testet serologjike në popullatë,”– shtoi ajo. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment