Rajoni

Shtimi i rasteve me COVID-19 në Kosovë, mikrobiologu Raka: Kapacitetet shëndetësore po rrezikohen seriozisht

Në një deklaratë dhënë për mediat vendase, ai shprehet se rastet e  fundit shtojnë frikën për një mbingarkesë në spitalet e vendt.
Featured image of article: Shtimi i rasteve me COVID-19 në Kosovë, mikrobiologu Raka: Kapacitetet shëndetësore po rrezikohen seriozisht Lul Reka, mikrobiolog

KOSOVË- Mikrobiologu Lul Raka, i cili është njëherësh dhe udhëheqësi në bordin këshillëdhënës për Covid-19 thotë se me rastet e rritjes aktuale kapacitetet shëndetësore të Kosovës janë rrezikuar seriozisht. Në një deklaratë dhënë për mediat vendase, ai shprehet se rastet e  fundit shtojnë frikën për një mbingarkesë në spitalet e vendt.

Rreziku kryesor është tejkalimi apo mbingarkesa e kapaciteteve edhe menaxhueshmëria e numrave aktual nga institucionet shëndetësore të Kosovës që merren drejtpërdrejt me menaxhimin e pacientëve me COVID qoftë në QKUK qoftë në spitale të përgjithshme në Kosovë”, tha Raka.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike çdo ditë kryen rreth 400 deri në 500 teste për Covid, prej të cilave një numër shumë i lartë dalin pozitiv me virus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të vërtetohej edhe në laborator që kemi përhapje masive edhe kjo me vet faktin që ndoshta testime më shumë nuk kemi bërë mirëpo numri i hospitalizimeve dhe numri i vdekjeve janë tregues tjetër rezervë që tregojnë se ky është reflektim i përhapjes masive në komunitet. Ngritja dhe mbingarkesa e kapaciteteve është treguesi më i mirë edhe numri i madh i vdekjeve që po ndodh çdo ditë janë tregues të përhapjes masive në komunitet”, tha ai.

Kosova ka regjistruar rastet e para me COVID-19 në mesin e muajit mars dhe që nga ajo kohë janë prekur 8 mijë e 799 veta, gjysma prej të cilëve tashmë janë shëruar ndërsa 3 mijë e 687 mbeten raste aktive. Autoritetet po bëjnë thirrje për kujdes pasi që sipas tyre spitalet e Kosovës po përballen me mbingarkim të kapaciteteve pasi që aktualisht Kosova ka rreth 700 shtretër për të trajtuar të sëmurët me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment