Bota

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Irani bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani u shpreh se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore dhe vendet e punës, të cilat nuk respektojnë protokollet shëndetësore, do të mbyllen për një javë.
Featured image of article: Shtimi i rasteve me Covid-19/ Irani bën të detyrueshme mbajtjen e maskës Lideri i Iranit, Hassan Rohani.

IRAN– Irani është një ndër vendet më të prekura nga virusi, ku numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 rritet ditë pas dite.  Për këtë shkak Presidenti i Iranit, Hassan Rohani u shpreh se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore dhe vendet e punës, të cilat nuk respektojnë protokollet shëndetësore, do të mbyllen për një javë.

Këtë deklaratë Rohani e bëri teksa  paraqiti hapat e reja për luftën kundër COVID-19, pandemia që ka “mposhtur” gjithë botën.

“Mosmbajtja e maskës përbën shkelje të të drejtave të njerëzve të tjerë. Vendosja e maskës në Iran do të bëhet e detyrueshme prej 5 korrikut, një masë kjo e nxitur nga shtimi i beftë i infektimeve.”- u shpreh kreu i republikës islamike.

Deri më tani  numri i të vdekurve në Iran ka arritur në 11,400, ndërsa ai i infektimeve është gati 238 mijë. Mendohet megjithatë se shifrat reale të rasteve janë edhe më të larta se kaq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Punonjësit qeveritarë që nuk do të ofrojnë shërbime për njerëzit që nuk kanë maska dhe punëtorët që nuk respektojnë këto rekomandime, do të dërgohen në shtëpi.”-përfundoi presidenti i Iranit.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment