Politike

“Shteti nuk paguan sigurimet shoqërore”, Braçe publikon shifrat: Detyrimi është 3.6 mln € dhe s’rrezikon skemën e pensioneve

Braçe më tej shprehet se detyrimi është 3.6 milionë euro dhe nuk e ka rrezikuar aspak skemën e pensioneve.
Featured image of article: “Shteti nuk paguan sigurimet shoqërore”, Braçe publikon shifrat: Detyrimi është 3.6 mln € dhe s’rrezikon skemën e pensioneve Erion Braçe, zëvendës kryeministër

TIRANË- Zëvendës Kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas akzuave se shteti nuk ka paguar sigurimet shoqërore në shumë institucione. Në një reagim në mediat sociale Braçe shkruan se kjo është një super gënjeshtër dhe ka treguar disa shifra që sipas tij vërtetojnë se sigurimet janë paguar.

Braçe më tej shprehet se detyrimi është 3.6 milionë euro dhe nuk e ka rrezikuar aspak skemën e pensioneve. “Skema e pensioneve, eshte e shendetshme, dukshem e permiresuar ne cdo tregues, perfshire aftesine paguese; Paguan cdo qindarke te pensioneve per cilindo pensionist dhe ne kohe! Te ardhurat ne skeme jane rritur me 21.9 miliarde leke ose 42.7% ne krahasim me vitin 2013-te!”, shkruan numri 2 i qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

Super genjeshtra: Shteti si paguan 100 milion euro sigurimeve shoqerore, Shteti ra! E degjova tre dite me pare dhe kam heshtur. Besoja se autoret e genjeshtres do permbaheshin, do vetekorrigjoheshin. Por dje, genjeshtra u be edhe me konkrete duke shkuar deri ne raste te rreme te “pensionisteve te pa paguar”, Paguar deri ne qindarken e fundit, natyrisht! Ndaj, vendosa te sjelle fakte lehtesisht te verifikueshme, kunder genjeshtres.

Genjeshtra: Shteti i ka borxh institutit te sigurimeve shoqerore 100 milion euro! E verteta; Fakt: 1. Institucionet buxhetore, deri ne daten 25. 10. 2019, i kane 164. 377. 595 leke detyrime Institutit te Sigurimeve Shoqerore! Pra, Detyrimi i institucioneve buxhetore (shteterore) eshte: 1. 336. 403 euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kurre nuk eshte 100 milion euro! Bashke me gjoba dhe interesa ky detyrim arrin ne 445. 570. 492 leke, 3. 622. 524 EURO! 2. Institucionet jo buxhetore, deri ne daten 25. 10. 2019, i kane 284. 862. 360 leke detyrime Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Pra detyrimi i institucioneve Jobuxhetore (publike) eshte: 2. 315. 954 EURO. Bashke me gjoba dhe interesa ky detyrim arrin ne 386. 323. 571 leke, 3. 140. 842 EURO.

Pra, Detyrimi i institucioneve publike-identifikuar si “shteti”, eshte: 3. 652. 357 euro. Bashke me gjoba e interesa detyrimi eshte: 6. 763. 366 EURO. Jane 100 milion euro? Kurre! shihini numrat! Jane pak? Asfare! Cdo qindarke detyrim ligjor duhet arketuar dhe “shteti” duhet te jete shembulli! Tani, a e ka rrezikuar detyrimi prej 3.6 milion euro skemen e pensioneve? Asfare! Skema e pensioneve, eshte e shendetshme, dukshem e permiresuar ne cdo tregues, perfshire aftesine paguese; Paguan cdo qindarke te pensioneve per cilindo pensionist dhe ne kohe! Te ardhurat ne skeme jane rritur me 21.9 miliarde leke ose 42.7% ne krahasim me vitin 2013-te! Perfitimet e pensionisteve jane rritur me 29.7 miliarde leke ne krahasim me vitin 2013-te. Numri i kontribuesve ne skeme eshte rritur me 228 mije ne krahasim me vitin 2013-te. Koeficenti i varesise (kontribues/pensioniste pleqerie) eshte permiresuar nga 1.25 ne 1.53, duke siguruar nje mbulim me te mire. Deficiti i skemes se pensioneve eshte ulur me 0.35 pike ndaj GDP.

Ditën e djeshme ka qenë ish-ministri i Financave Arben Malaj ai që ka ngritur alarmin duke thënë se shteti nuk ka paguar sigurimet dhe rrëzojnë të gjithë pensionistët të mos marrin pensionet. Po ashtu dhe të gjithë qytetarët që marrin ndihmë ekonomike dhe KEMP rrezikoheshin sipas Malajt.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në ““Shteti nuk paguan sigurimet shoqërore”, Braçe publikon shifrat: Detyrimi është 3.6 mln € dhe s’rrezikon skemën e pensioneve

  1. po mer kokrra e legenit. se nese ne nuk paguajm sigurimet na merrni shpirtin dhe na ngopni gjoba. plehra

Shto Koment