Aktualitet

“Shteti ka detyrime vetëm për oligarkët”/ Naftëtarët e Ballshit në protestë: Nuk kemi marrë pagën e luftës, ç’faj kemi ne që jemi të papunë

Naftëtarët e Ballshit në protestë, pasi nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria në këtë kohë pandemie.
Featured image of article: “Shteti ka detyrime vetëm për oligarkët”/ Naftëtarët e Ballshit në protestë: Nuk kemi marrë pagën e luftës, ç’faj kemi ne që jemi të papunë Foto nga protesta

Fier- Punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh kanë protestuar sërish ditën e sotme para Prefekturës në Fier, pasi janë pa punë dhe nuk kanë përfituar pagën e luftës.  Edhe pse në kohë pandemie, naftëtarët kanë deklaruar se ky grumbullim ishte i nevojshëm, pasi janë në kufijtë e mbijetesës. Ata janë shprehur se protestat nuk do t’i ndalin, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.

Shteti ka detyrime vetëm për oligarkët. Ne jemi mbledhur sepse nuk kemi marrë pagën luftës. Ne jemi punëtorë dhe disa nga ne kanë 40 vite punë, ne paguajmë sigurimet shoqërore, sigurimet e shëndetit.  I paguajmë shtetit 3-3.5 milion lekë në vit. Në nuk kemi dalë nga unë për faj të koronës por ne për faj të koronës po qëndrojmë në shtëpi. Faji ynë është që ne jemi pa punë? Ne kërkojmë të përfshihemi në pagën e luftës sepse i paguajmë shtetit. Kërkojmë të na thonë se çfarë do bëjnë me uzinën, duhet të na thonë. Nuk kërkojmë mëshirë, jemi qytetarë shqiptarë dhe kërkojmë të drejtën tonë”, janë shprehur ata për abc news.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

800 naftëtarë nuk kanë marrë asnjë pagese nga shtetit në këtë kohë pandemie. Ata shprehen se nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre dhe kërkojnë një zgjidhje nga shteti. Para se të përhapjes COVID-19 natëratër e Ballit dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit ishin në protestë, pasi kishin shumë muaj pa marrë rrogat. Ata e ndëprenë protestën pasi kompania u dha tre pagat të prapambetura.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment