
KINË- Kina është bërë shteti i dytë pas SHBA që vendos flamurin e saj në Hënë. Mediat e huaja, bëjnë me dije se sot në hënë ka mbërritur anija kozmike Chang’e.
Lajmin e kanë bërë vetë autoritete, ku dhe kanë shëprandarë foto nga flamuri që është vendosur në Hënë. Fotot e Flamurit, u morën nga një aparat fotografik në sondën hapësinore Chang’e-5 përpara se ajo të largohej nga Hëna me mostra shkëmbinjsh.
Dy misione të mëparshme hënore, të cilët kishin për qëillim të vendosnin flamurin në Hënë kanë dështuar.
Shtetet e Bashkuara e vendosën flamurin e parë në Hënë gjatë misionit të drejtuar Apollo në vitin 1969.
(a.k.dosja.al)