Ekonomi

Shteti garant i 60 % të principalit! 15 mld lekë garanci sovrane për bizneset e prekura nga COVID-19, mësoni cilat kategori përfitojnë  

Nga këto kredi që biznesi do të marrë, qeveria del garant për 60 % të çdo huaje që bankat do të lëvrojnë për to, ndërsa 40 % tjetër do të dalë garant vetë sipërmarrja.
Featured image of article: Shteti garant i 60 % të principalit! 15 mld lekë garanci sovrane për bizneset e prekura nga COVID-19, mësoni cilat kategori përfitojnë   Anila Denaj

TIRANË– Qeveria shqiptare ka vendosur që të japë 15 miliardë lekë mbështetje për garancinë e dytë sovrane, para të cilat do të përdoren nga të gjitha sipërmarrjet e prekura nga pandemia. Lajmin e ka bërë me dije, Ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila shkruan se garancia sovrane 2 ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet që kanë një historik të mirë në lidhje me marrëdhënien kreditore. Gjithashtu, Denaj shkruan se nga kjo garanci sovrane përjashtohen ato biznese që cilësohen si kreditorë të këqinj.

Kredia ka një afat shlyerjeje deri në 5 vite, dhe do të fillojë të lëvrohet nga java që vjen. Të gjitha bizneset e interesuar do të mund të drejtohen në bankat e nivelit të dytë për të aplikuar për kredi.

Nga këto kredi që biznesi do të marrë, qeveria del garant për 60 % të çdo huaje që bankat do të lëvrojnë për to, ndërsa 40 % tjetër do të dalë garant vetë sipërmarrja.

Statusi i plotë i Denajt

15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2. Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria 🇦🇱 garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

✅ Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë
✅ Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime
✅ Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet
✅ Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj

Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë. Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë. #MbështesimSipërmarrjen

(f.m/dosja.al)

Shto Koment