Bota

Shteti australian nuk shënon asnjë rast të ri me Covid-19 në 24 orët e fundit

Pavarësisht se Queensland është shteti i dytë më i madh dhe i treti sa i përket popullsisë në Australi, duket se ka menaxhuar më së miri situatën e vështirë të pandemisë.
Featured image of article: Shteti australian nuk shënon asnjë rast të ri me Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

QUEENSLAND–  Shteti australian,  Queensland nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me Covid-19 këtë të shtunë, duke bërë që gjendja e pandemisë atje të jetë më e qetë.

Por pavarësisht se Queensland është shteti i dytë më i madh dhe i treti sa i përket popullsisë në Australi, duket se ka menaxhuar më së miri situatën e vështirë të pandemisë.

Ndërkohë mediat e huaja kanë raportuar se në Queensland kanë mbetur vetëm nëntë raste aktive me COVID-19.

Në total që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani, Australia ka regjistruar  23.035 raste të reja me Covid-19 dhe 379 viktima.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 21,357,890 persona. Ndërkohë 763,387 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 14,151,766 qytetarë.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment