Dumani nxjerr 100 emra të tjerë, SPAK përgatitet për valë të dytë arrestimesh
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani TIRANË- Një javë pas operacionit "Plumbi i Artë", pritet që të nisë një valë ...
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani TIRANË- Një javë pas operacionit "Plumbi i Artë", pritet që të nisë një valë ...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Data 30 maj shënon raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndaj dhe duket se deputetë...
Marash Kumbulla TIRANË- Reprezentuesi shqiptar Marash Kumbulla pranoi se po gumëzhinte përpara fillimit të ndeshjes së sotme n&eum...
Pamje nga festa e fitores TIRANË- Një gol ka mjaftuar që Roma të mundë holandezët e Feyenoordit në Tiranë, pë...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi u vendos si një përgjigje ndaj vendimit të qeverisë kineze për të pezulluar disa linja ajrore amerikane për shkak të shqetësimeve për COVID-19. Pezullimet do të hyjnë në fuqi nga data 30 janar, kur fluturimi i parë i planifikuar ishte i kompanisë kineze Xiamen që do të kishte transportuar pasagjerë nga Los Anxhelosi për në Xiamen. Sipas Departamentit amerikan të Transporteve, pezullimet do të qëndrojnë në fuqi deri në 29 mars.
Do të pezullohen kështu disa fluturime të kompanive ajrore kineze, si Xiamen, Air China, China Southern Airlines dhe China Eastern Airlines.
Që nga 31 dhjetori, autoritetet kineze kanë pezulluar 20 fluturime të kompanisë amerikane United Airlines, 10 të kompanisë American Airlines dhe 14 të kompanisë Delta Air Lines, pasi disa pasagjerë rezultuan pozitivë me COVID-19.
Madje të martën, Departamenti i Transportit njoftoi se qeveria kineze kishte njoftuar anulime të reja fluturimesh të kompanive amerikane.
Liu Pengyu, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington, tha të premten se politika për fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve që hyjnë në Kinë “është zbatuar në mënyrë të barabartë për linjat ajrore kineze dhe të huaja në mënyrë të drejtë, të hapur dhe transparente”.
Ai e quajti lëvizjen e Shteteve të Bashkuara “shumë të paarsyeshme” dhe shtoi se, “ne i bëjmë thirrje palës amerikane të ndalojë ndërprerjen dhe kufizimin e fluturimeve normale të pasagjerëve” nga linjat ajrore kineze.
Airlines for America, një grup tregtar që përfaqëson tre kompanitë ajrore amerikane të prekura nga masa e Kinës, iu bashkua zërave të tjerë duke thënë se mbështet veprimin e Uashingtonit “për të siguruar trajtimin e drejtë të linjave ajrore amerikane në tregun kinez”.
Departamenti i Transportit tha se Franca dhe Gjermania kanë marrë masa të ngjashme përkundër veprimeve të Kinës për COVID-19. Ai tha se pezullimet e fluturimeve nga Kina “janë të dëmshme për interesin publik dhe garantojnë veprime korrigjuese proporcionale”. Departamenti shtoi se “veprimet e njëanshme të Kinës kundër kompanive amerikane nuk janë në përputhje” me marrëveshjen përkatëse dypalëshe.
Kina gjithashtu ka pezulluar shumë fluturime nga Amerika të kompanive kineze pasi pasagjerët më vonë rezultuan pozitivë.
Departamenti tha se ishte i përgatitur të rishikonte veprimet e tij nëse Kina rishikonte “politikat e saj për të krijuar situatën e nevojshme të përmirësuar për kompanitë amerikane”. Departamenti paralajmëroi se nëse Kina anulon më shumë fluturime, “ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime shtesë”.
Kina i ka mbyllur kufijtë e saj për udhëtarët, duke ulur totalin e fluturimeve ndërkombëtare në vetëm 200 në javë, ose 2% të niveleve para pandemisë, tha në shtator Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC).
Numri i fluturimeve nga Shtetet e Bashkuara që anulohen është rritur që nga dhjetori, pasi infektimet e shkaktuara nga varianti shumë ngjitës Omicron i koronavirusit u rritën në nivele rekord në Shtetet e Bashkuara.
Pekini dhe Uashingtoni janë përplasur për shërbimet ajrore që nga fillimi i pandemisë. Në gusht, Departamenti amerikan i Transportit u vuri kufizime katër fluturimeve nga kompani kineze, në 40% të kapacitetit të pasagjerëve për katër javë, pasi Pekini kishte vendosur kufizime identike ndaj katër fluturimeve të kompanisë amerikane United Airlines.
Para anulimeve të fundit, tre linja ajrore amerikane dhe katër kineze kryenin rreth 20 fluturime në javë midis dy vendeve, shumë më poshtë shifrës prej mbi 100 në javë të periudhës përpara pandemisë. /VOA
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË– Nga dita e sotme, Kosova nis zbatimin e masave të reja anti-Covid. Qeveria e Kosovës ka vendosur të ashpërsojë masat anti-COVID si pasojë e r...
KOSOVË– Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të mbështesë financiarisht filmin “Zgjoi”. Qeveria ka ndarë shumën prej 95,725 eurove të cilat do...
KOSOVË- Në 16 vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, djali i tij, Mendimi, tregon se si familja e mori vesh se Presidenti ishte i sëmurë me kancer. Dhurata...
GJERMANI- Gjermania po bllokon Estoninë, aleatin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, që t’i japë mbështetje ushtarake Ukrainës duke refuzu...
ITALI- Grabitje, fajde, pastrim parash dhe drogë. Linkiesta shkruan se ato janë shtyllat e organizatës kriminale që vepron në Pulia, e cila është gjithnjë e më ...
Videoja e mëposhtme tregon se si falsifikohen ID-të për në vendet e Evropës. E postuar në rrjetin social TikTok, në video duket një ID fallco, e cila kalon edhe...
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar që ora minimale e punës të jetë 12 euro nga tetori. Mediat e huaja shkruajnë se kjo rritje pritet që të vijë ...
BRUKSEL- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka komentuar situatën politike në Malin e Zi. Duke qenë se situata aktuale në Malin e Zi nuk është e qetë...
PRISHTINË– Kosova përkujtoi sot 16-vjetorin e vdekjes së ish-presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova. Homazhe në varrin e tij ka bërë edhe ish-truproja e...
SHBA- NATO-ja hodhi poshtë të premten kërkesat ruse për të tërhequr forcat e saj nga Rumania dhe Bullgaria ndërsa vazhdonin përpjekjet diplomatike për të parand...