Aktualitet

I izoluar nga bota/ Vrasësi i dyfishtë fshihej në pyllin e Hoshtimës, si e qëlloi snajperi për ta neutralizuar, transferimi në spitalin e burgut të Tiranës

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Jonuzi ishte i izoluar ndaj banorëve të tjerë të fshatit. Sa i përket operacionit të Policisë, ai kishte nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa 47-vjeçari i kishte pikasur efektivët e RENEA-së që në orën 4, teksa i afroheshin shtëpisë.
Featured image of article: I izoluar nga bota/ Vrasësi i dyfishtë fshihej në pyllin e Hoshtimës, si e qëlloi snajperi për ta neutralizuar, transferimi në spitalin e burgut të Tiranës Foto ilustruese

VLORË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e zhvilluar sot në Vlorë për të arrestuar Xhevahir Jonuzin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 47-vjeçari banonte në fshatin Hoshtimë dhe kishte ndërtuar një banesë në majë të malit, 5 km larg qendrës së fshatit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Jonuzi ishte i izoluar ndaj banorëve të tjerë të fshatit. Sa i përket operacionit të Policisë, ai kishte nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa 47-vjeçari i kishte pikasur efektivët e RENEA-së që në orën 4, teksa i afroheshin shtëpisë.

Sapo i pa ai doli nga shtëpia dhe vrapoi për t’u fshehur në pyll, ndërsa Policia i bënte thirrje për të ndaluar. Nuk dihet se kush e neutralizoi vlonjatin, nëse ishin RENEA-t apo snajperistët që kishin në rreze banesën e të shumëkërkuarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi mori mjekimin e parë nga spitali i Vlorës, 47-vjeçari është nisur për në spitalin e burgut të Tiranës.  Gjithashtu mësohet se në ditët në vijim do të ketë aksione për personat e tjerë të shumëkërkuar.

Kapet i shumëkërkuari Xhevahir Jonuzi. 47-vjeçari kërkohej për vrasjen e dy personave me kallashnikov në vitin 1999 për arsye të dobëta. Operacioni ka nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 7, gjatë të cilit pati edhe shkëmbim zjarri. Nga përplasja me armë mbeti i plagosur i shumëkërkuari.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment