Dikur

‘Shiko, shiko atë murin…’/ Toka e papunuar dhe varret e përdhosura, pamjet e rrënimit të kullës së Haklajve në Kërrnajë, si u katandis shtëpia me burra në tokë djerrë

Vëllezërit Haklaj nuk janë lënë të prehen të qetë as në banesën e tyre të fundit. Persona, të cilët nuk janë identifikuar kurrë, kanë shkuar dhe kanë përdhosur varret e tyre.
Featured image of article: ‘Shiko, shiko atë murin…’/ Toka e papunuar dhe varret e përdhosura, pamjet e rrënimit të kullës së Haklajve në Kërrnajë, si u katandis shtëpia me burra në tokë djerrë Kulla e Haklajve, vëllezërit e familjes dhe Azem Hajdari

TROPOJË– Gazetari investigativ Artan Hoxha është ngjitur në Kërrnajë për t’u rikthyer edhe njëherë në kullën e Haklajve. Siç duket edhe nga pamjet, asgjë nuk ka mbetur më nga ai që ishte një nga fiset më të nderuara në Tropojë.

Sulmet dhe kundërshtarët kanë lënë vetëm muret e kullës, ndërsa toka që dikur punohej nga nuset dhe vajzat e familjes ka mbetur djerrë. I fundit që iku nga Kërrnaja ishte Gramoz Haklaj, 37 vjeç, nën presionin e gjakësve të panjohur, që për të marrë hakun e tyre ndaj Haklajve.

Nuk mbaron këtu…

Vëllezërit Haklaj nuk janë lënë të prehen të qetë as në banesën e tyre të fundit. Persona, të cilët nuk janë identifikuar kurrë, kanë shkuar dhe kanë përdhosur varret e tyre. Në çdo varr është qëlluar pjesa ku shkuhet emri i të ndjerit, sikur duan t’i fshijnë nga historia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse kanë kaluar dy dekada që nga koha e luftës së madhe që ndodhi në Tropojë, ende nuk ka të dyshuar, të dënuar apo të arrestuar për eliminimin e tyre.

Si nisi seriali i vrasjeve mes meshkujve, që detyroi ‘çikën’ të merrte hak për vëllezërit

Vrasja e parë ka ndodhur  më 16 qershor të vitit 1997 në dalje të urës së Milotit, ku viktima është Sokol Haklaj, ndihmë  gjyqtar në rrethin e Skraparit, vëllai i parë i Haklajve. Këtu nisi e gjithë historia. Për ta shtuar numrin e gjakut të derdhur nga Haklajt në 5 janar 1998, vritet në Qafën e Luzhës, në një atentat me armë zjarri automatike Shkëlqim Haklaj, njëri prej djemve të familjes. Vëllai i tij i madh Fatmiri premtoi hakmarrje duke dorëzuar edhe uniformën e Policisë.  Në shtator të 1998 në qendër të Tiranës, Fatmiri vrau në një pritë deputetin e PD-së, Azem Hajdarin. Që prej vrasjes, Fatmiri nisi një konflikt edhe mes palëve politike lidhur me ‘porositësin’ e vrasësit të Azemit. Në 4 gusht 1999 vriten në afërsi të fshatit Cernicë, me mina të telekomanduara, Halil Haklaj e Feriz Kërrnaja, plagoset rëndë Fatmir Haklaj.

Shpëtoi për t’u vrarë në 4 nëntor të vitit 1999, në një pritë në fshatin Bujan, vetëm 50 metra larg shtëpisë së mikut të tij Jaho Salihi. Në 3 dhjetor 2000 është kryer ekzekutimi i Ylli Haklajt, me anë të një snajperi,  Vrasja e fundit e njerëzve të familjes Haklaj daton më 8 maj të vitit 2002 pranë spitalit të Bajram Currit ku mbetën të vrarë Elez Haklaj dhe i djali i tij, Çela. Këtu hyri në skenë edhe ‘gjakmarrësja’ e fundit nga radhët e Haklajve, Zylfia. Në vitin 2002, ajo vrau në mes të ditës në Tropojë Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin.

(k.m.;E.K/dosja.al)

Shto Koment