
ARGJENTINE – Nuk ndalen lajmet dhe informacionet në lidhje me Diego Maradonën, një pjesë e tyre të vërteta dhe një tjetër pjesë abuzuese. Mes tyre ka qenë edhe deklarata e ish-gruas së legjendës argjentinas, Klaudia Vilafane.
Sipas saj, Diego Maradona jetonte kohët e fundit në një shtëpi, e cila nuk kishte as tualet. Për këtë deklaratë ka reaguar vajza e Diegos, Jana, e cila ka publikuar disa foto të shëtpisë, ku ndërroi jetë ish-ylli i futbollit argjentinas dhe botëror.
Ajo gjithashtu ka deklaruar, se ka paguar 14.000 euro në muaj qera për 3 muajt e fundit, për shëtpinë e të atit. Nëpërmjet fotove dallohet qartë një oborr me bar natyral, që ngjason si një fushë futbolli.
Maradona duhej të flinte në katin e dytë, ku ishte çdo gjë e përgatitur, madje edhe tualeti ishte në dhomën e tij, por duke parë vështirësinë për të ecur të ish-kampionit të botës, ai nuk ndenji kurrë aty.
B.T (Dosja.al)