LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë distancohet nga sulmi i fundit ndaj doktor Faucit

16 Korrik 2020, 06:25 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë distancohet nga sulmi i fundit ndaj doktor Faucit

Në një përpjekje për të hapur ekonominë zoti Trump i ka dhënë zë ditët e fundit skepticizmit në lidhje me vlerësimet e disa ekspertëve të mjekësisë.

Shtëpia e Bardhë u distancua të mërkurën nga një sulm i ri lidhur me trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga eksperti kryesor i sëmundjeve infektive doktor Anthony Fauci, edhe pse një artikull në formën e një opinioni botuar në një të përditshme amerikane i pasqyron disa nga mendimet, si ato të Presidentit Donald Trump.

Këshilltari për Tregtinë i Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro shkruante në një opinion të botuar në gazetën “USA Today” se zoti Fauci “ka një qasje të mirë të tijën me publikun, por ka gabuar për gjithçka me të cilën më është dashur të bashkëveproj me të”.

Megjithatë pasi artikulli u publikua drejtoresha e komunikimit strategjik të Shtëpisë së Bardhë Alyssa Farah tha që artikulli i zotit Navarro “nuk kaloi nëpër procesit normal të Shtëpisë së Bardhë të shqyrtimit përpara publikimit të tij dhe se ai është vetëm mendimi i tij(zotit Navarro)”.

Ajo tha se zoti Trump “vlerëson ekspertizën e profesionistëve të fushës së mjekësisë që këshillojnë administratën e tij”.

Kur u pyet rreth artikullit në Shtëpinë e Bardhë zoti Trump tha se “ky është Peter Navarro, por unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me doktor Faucin”.

Më vonë zoti Trump i tërhoqi vëretje zotit Navarro duke thënë se “ai bëri një deklaratë që përfaqësonte opinionin e tij. Ai nuk duhet ta bëjë këtë gjë”.

Në një intervistë për revistën “The Atlantic” doktor Fauci tha se ai “nuk mund ta kuptonte dot se pse “Shtëpia e Bardhë ishte përpjekur ta dëmtonte ekspertizën dhe këshillat e tij”.

“Mendoj se ata po e kuptojnë tashmë se kjo nuk ishte një gjë e kujdesshme për t’u bërë, pasi vetëm reflekton negativisht mbi ta”, tha ai.

Për sa i takon komenteve të zotit Navarro, doktor Fauci tha se “nuk mund ta shpjegoj Peter Navarron. Ka mendimet e tij”.

Në një përpjekje për të forcuar ekonominë e dëmtuar amerikane përballë avancimit të paepur të pandemisë së koronavirusit zoti Trump i ka dhënë zë ditët e fundit skepticizmit në lidhje me vlerësimet e zotit Fauci dhe ekspertëve të tjerë të mjekësisë.

Presidenti, i cili po përballet me një garë të ashpër për t’u rizgjedhur në nëntor kundër ish-Nënpresidentit Joe Biden, prej muajsh e ka nënvlerësuar ndikimin e virusit dhe së fundmi ka pohuar se ndikimi i rasteve të reja me koronavirus “tërësisht i parrezikshëm” në 99 për qind të rasteve.

Udhëheqësi amerikan i tha gazetarit të “Fox News” Sean Hannity, se personalisht e pëlqen zotin Fauci, por se ai kishte “bërë shumë gabime”.

Disa ditë më parë, zoti Trump ripostoi në twitter një koment të një ish-prezantuesi të një emisioni lojërash televizive, Chuck Woolery, i cili pa asnjë provë, pretendonte se “të gjithë gënjejnë”, përfshirë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe “mjekët tanë, jo të gjithë, por shumica, që ne na kërkohet t’u besojmë”. Brett Giroir, admirali me katër yje në Shërbimin e Shëndetit Publik dhe një prej mjekëve që kanë qenë fytyra e përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë, e hodhi poshtë këtë pretendim në një intervistë për NBC të martën.

“Ndonjëherë mund të bëjmë gabime bazuar në informacionin që kemi” tha zoti Giroir “por asnjë prej nesh nuk gënjen. Ne jemi plotësisht transparent me popullin amerikan. Asnjë nga ne nuk ka 100 për qind të drejtë. Askush nga ne nuk ka gjithmonë të drejtë dhe ne e pranojmë këtë”.

Në artikullin e “USA Today” zoti Navarro, shkruante se “në fund të janarit kur po argumentoja mbi çështjen për të ndaluar fluturimet nga Kina në emër të presidentit, Fauci luftoi kundër vendimit të guximshëm të presidentit, i cili mund të kishte shpëtuar me qindra mijëra jetë amerikanesh”.

Vendimi ndalonte shtetasit e huaj që kishin vizituar kohët e fundit Kinën të hynin në SHBA, por nuk përjashtonte anëtarët e ngushtë të familjes së qytetarëve amerikanë si dhe banorët e përhershëm pra ata që kanë një kartë jeshile.

Zoti Navarro pohoi se në fund të janarit kur paralajmëroi për “një pandemi të mundshme vdekjeprurëse”, zoti Fauci “u thoshte mediave të mos shqetësoheshin” siç tha ai.

Zoti Navarro pohoi gjithashtu se Fauci e kishte ndryshuar katër cipërisht qëndrimin e tij lidhur me përdorimin e maskave. Sidoqoftë zoti Fauci me muaj të tërë ka nxitur amerikanët t’i vendosin ato dhe Presidenti Trump vendosi një të tillë në publik për herë të parë fundjavën e kaluar.

“Tashmë zoti Fauci thotë se një nivei në rënie i vdekshmërisë nuk ka rëndësi kur është statistika e vetme më e rëndësishme për të ndihmuar në orientimin e ritmit të rihapjes sonë ekonomike”, tha zoti Navarro. “Sa më i ulët niveli i vdekshmërisë, aq më shpejt dhe më shumë mund ta hapim vendin”.

“Pra, kur më pyesni nëse i dëgjoj këshillat e doktor Faucit, përgjigjja ime është: vetëm me skepticizëm dhe kujdes”, përfundoi zoti Navarro.

Në intervistën për NBC zoti Giroir, tha se “të gjithë jemi shumë të shqetësuar mbi shpërthimin” e mijëra rasteve të reja në vend. Ai shtoi se ndërsa numri i pacientëve me koronavirus në spitale ka rënë nga një pikë kulmore prej 85 mijë në 63 mijë raste, por “me rritjen e shtrimeve në spitalet presim edhe rritje të numrit të vdekjeve”.

Më shumë se 137,000 amerikanë kanë vdekur nga virusi që prej fillimit të pandemisë dhe më shumë se 3.4 milionë janë infektuar.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci koronavirusi ne shba anthony fauci koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni