Jete & Stil

“Shtëpi kukulle”, njerëzit në Amerikën Latine jetojnë në apartamente 10 metra katrorë!

Në Amerikën Latine, apartamentet janë aq të vogla, sa 10 metra katrorë, edhe pse në fakt nuk mund të quhet apartament pasi madhësia e tij është afërsisht sa një hapësirë parkimi.
Featured image of article: “Shtëpi kukulle”, njerëzit në Amerikën Latine jetojnë në apartamente 10 metra katrorë! Nje apartament ne Ameriken Latine
Përditësuar:

AMERIKA LATINE-Nga mbipopullimi urban, çmimet e shtëpive në Amerikën Latine vijnë gjithmonë e në rritje. Prandaj është parë që shumë arkitekt po u rikthehen projekteve për shtëpi sa më të vogla.

Por ju do pyesni a janë praktike dhe të rehatshme këto shtëpi që ën pamje të parë ngjanë me një burg?

Qiramarrjet në qytetet më të mëdha në Amerikën Latine kanë krijuar një mundësi biznesi të re dhe fitimprurëse për kontraktorët e ndërtimit, duke shtuar gjithmonë e më shumë apartamente të vogla në zonat qendrore, kryesisht për studentët dhe ciftet e reja.

Disa apartamente janë aq të vogla, sa 10 metra katrorë, edhe pse në fakt nuk mund të quhet apartament pasi madhësia e tij është afërsisht sa një hapësirë parkimi.

Një nga ndërtesat e Vitacos, VN Higienópolis, po tërheq gjithmonë e më shumë klientë, edhe pse ndërtimi i këtyre apartamenteve nuk mbaron deri në fund të vitit.

Megjithatë, kjo prirje drejt hapësirave të vogla të jetesës nuk kufizohet vetëm në Sao Paolo. Por është shpërndarë në shumë qyetete të tjera përrreth.

Prandaj, arkitektët tani janë duke projektuar ndërtesa që kombinojnë mikro-apartamente dhe zona të mëdha të përbashkëta, në të cilat banorët mund të zgjedhin atë që duan.

Nga ana tjetër, në aspektin ligjor nuk lejohen në qendrat e mëdha urbane apartamente të tilla të vogla.

Qytetet po i dëbojnë njerëzit

Mikro-apartamentet janë përhapur në qytete të tjera të Amerikës Latine, por me përmasa më të mëdha rreth 20 metra katrorë.

Projekte të ngjashme të pasurive të patundshme po zhvillohen në Buenos Aires, si në lagjet ekskluzive dhe në zonat e shtresës së mesme.

“Prodhimet tona janë për njerëzit e klasës së mesme të cilët nuk kanë qasje në strehim dhe nuk kanë mundësi të blejnë”, thotë Pablo Brodsky, drejtor komercial  i një kompania që shet mikro-banesa që variojnë nga 18 në 30 metra katrorë, të cilat janë me çmim prej 40,000 dollarë. Qytetet po i dëbojnë njerëzit me shumat marramendëse të banesave të mëdha prandaj po krijohen apartamente të tilla për të mos i larguar njerëzit.

Pablo Brodsky

Megjithatë, Brodski thotë se gjithçka ka një kufi. Për shembull, nuk mund të ndërtoni shtëpi aq të vogla sa ato në São Paulo.

“Unë nuk do të jetoj në 10 metra katror”, thotë ai.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

A.C.Dosja.al

Shto Koment