Showbiz

Lindi djalin kur ishte 22-vjeçe/ Bora Zemani tregon frikën më e madhe që kishte gjatë shtatzënisë

VIDEO
Bora Zemani ka treguar se ka qënë 22-vjeçe, kur ngeli shtatzënë. Ajo u shpreh se kishte frikë nëse do i kthehej apo jo jetës normale, pasi të lindte djalin saj
Featured image of article: Lindi djalin kur ishte 22-vjeçe/ Bora Zemani tregon frikën më e madhe që kishte gjatë shtatzënisë Bora Zemani

TIRANË-  Prezantuesja Bora Zemani ka treguar në spektaklin ““Në Kurthin e Piter Pan”, frikën më të madhe që kishte kur ishte shtatzënë. Ajo u shpreh se kishte frikë nëse do i kthehej apo jo jetës normale, pasi të lindte djalin e  saj. Megjithatë, siç pohon edhe vetë, çdo frikë u shua në momentin që ajo mbajti për herë të parë në krahë të birin.

BISEDA: 

Alketa Vejsiu: Si ka qenë shtatzënia për ty?

Bora Zemani: Shumë e bukur në fakt, unë e kam përjetuar shumë bukur. Një frikë kam patur, sepse unë jam bërë mami shumë e re. 22-vjeçe isha shtatzënë dhe e vetmja frikë që mund të them se kisha ishte fakti që ndoshta nuk do t’i kthehesha më si më parë rutinës time, sepse vëmendja ime do të ishte absolutisht tek djali.

Alketa Vejsiu: Si ishte momenti i lindjes, kur ta dhanë në duar për herë të parë?

Bora Zemani: Gjëja më e mrekullueshme që kam parë në jetën time, ishte dashuri në shikim të parë. Unë nuk e di në ka fjalë për ta përshkruar atë moment.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alketa Vejsiu: Çfarë the në këtë moment, u përlote? Ai qau?

Bora Zemani: Jo ishte totalisht pa fjalë. Thoja si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë.

Së fundmi Bora Zemani ka pranuar publikisht romancën me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Ajo ka publikuar një foto, ku shfaqen të dy në plazh.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment