Sociale

“Shtatori do të jetë i ngrohtë”, surprizat e motit për këtë muaj. Temperatura të larta dhe reshje shiu

Meteo Alb bën me dije se deri në fund të shtatorit vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe tempretaturat do të jenë të larta.
Featured image of article: “Shtatori do të jetë i ngrohtë”, surprizat e motit për këtë muaj. Temperatura të larta dhe reshje shiu Foto ilustrim

TIRANË- Moti në ditët e para të shtatorit nuk e ka sjellë ende vjeshtën, dhe duket se kjo gjë do të vijojë deri në fund të këtij muaji.

Meteo Alb bën me dije se deri në fund të shtatorit vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe tempretaturat do të jenë të larta.

Sipas një njoftimi mësohet se do të ketë mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të do të jenë të fokusurara në zonat malore ku do të ketë dhe rrebeshe shiu.

Edhe pse temperaturat do të jenë të larta, nuk përjashtohen dhe reshje shiu dhe në zonat qëndrore.

Përsa i përket temperaturave të ajrit ato di të vijonë të jënë të larta, ku do të kapin vlerat deri në 32 – 33 gradë C.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment