Aktualitet

Shqiptarja aksidenton rëndë motoristin në Milano, e lë të plagosur mbi kofano dhe largohet me vrap (FOTOT)

Sipas mediave në Itali, shqiptarja ka përplasur drejtuesin e motorit dhe më pas ia mbathi në këmbë nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmën e parë motoristit në gjendje të rëndë.
Featured image of article: Shqiptarja aksidenton rëndë motoristin në Milano, e lë të plagosur mbi kofano dhe largohet me vrap (FOTOT) Përplasja në Itali

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptare duke drejtuar mjetin e saj ka përplasur një motoçiklist.

Sipas mediave në Itali, shqiptarja ka përplasur drejtuesin e motorit dhe më pas ia mbathi në këmbë nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmën e parë motoristit në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Milano në orën 23:36 në Via Marche, ku drejtuesja shqiptare e makinës bashkë me pasagjerin, e kanë lënë drejtuesin e motorit një 34 vjeçar pa ndjenja të gjakosur mbi kofanon e makinës dhe ia kanë mbathur. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gruaja po udhëtonte me një Wolkswagen gri me targa shqiptare, ndërsa motoristi me një Kavasaki Ninja, që përfundoi mbi xhamin e parë të veturës.

Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmën e parë, ndërsa gruaja vazhdon të mbetet në kërkim nga policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment