Bota

Shqiptari trondit Gjermaninë/ Shkon në orët e vona të mbrëmjes në shtëpinë e vëllait, në prani të fëmijëve qëllon për vdekje kunatën, tenton të vrasë veten

Ngjarja ka ndodhur në sy të çiftit shqiptar. Mësohet se fillimisht 48 vjeçari ka dashur të hyjë në banesën e tyre por nuk është lënë të futet nga vëllai i tij. Më pas ai ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka marrë një armë zjarri me të cilën qëlloi për vdekje kunatën dhe plagosi të vëllanë.
Featured image of article: Shqiptari trondit Gjermaninë/ Shkon në orët e vona të mbrëmjes në shtëpinë e vëllait, në prani të fëmijëve qëllon për vdekje kunatën, tenton të vrasë veten Ngjarja ne Gjermani

GJERMANI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Gjermani ku një shqiptar ka vrarë në sy të fëmijëve kunatën e tij dhe më pas ka plagosur vëllanë.

48 vjeçari nga Kosova qëlloi më armë zjarri kunatën e tij 33 vjeçare. Pas kësaj ai ka tentuar të vrasë veten e tij mirëpo ka shpëtuar me disa plagë të vogla.

Ngjarja ka ndodhur në sy të çiftit shqiptar. Mësohet se fillimisht 48 vjeçari ka dashur të hyjë në banesën e tyre por nuk është lejuar të futet nga vëllai i tij. Më pas ai ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka marrë një armë zjarri me të cilën qëlloi për vdekje kunatën dhe plagosi të vëllanë për tu rikthyer në banesën e vëllait aty ku kreu aktin makabër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ngjarje ka marë vëmendjen e të gjitha mediave në Gjermani. Arsyeja se përse shqiptari kreu krimin ende nuk është bërë e ditur ndërkohë që dhe identiteti i shqiptarëve ende nuk dihet.

Fëmijët u morën në kujdesin e fqinjit që pa të gjithë skenën duke njoftuar menjëherë policinë, ambulancën dhe ekipet e tjera që mund të vinin në ndihmë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment