Aktualitet

Shqiptari ‘shtang’ policinë italiane, i hapin bagazhin dhe i gjejnë…dy breshka të rralla

FOTO
Breshkat ishin të rralla, të llojit Testudo Hermanni, të cilat janë klasifikuar si specie në zhdukje. Breshkat nuk kishin certifikatat e nevojshme dhe as mikroçipin e identifikimit, kështu u sekuestruan, ndërsa shqiptari u procedua për tentativë në importimin e specieve të rrezikuara.
Featured image of article: Shqiptari ‘shtang’ policinë italiane, i hapin bagazhin dhe i gjejnë…dy breshka të rralla Breshkat e gjetura në bagazhin e shqiptarit

ITALI– Një shqiptar ka habitur policinë italiane mëngjesin e sotëm. Ansa.it shkruan se shqiptari është ndalur sapo zbriti në portin e Barit në Itali dhe i është bërë një kontroll në mjetin ku po udhëtonte.

Policët e portit janë habitur kur kanë parë se në bagazh shqiptari kishte futur dy breshka. Breshkat ishin të rralla, të llojit Testudo Hermanni, të cilat janë klasifikuar si specie në zhdukje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Breshkat e gjetura në bagazhin e shqiptarit

Breshkat nuk kishin certifikatat e nevojshme dhe as mikroçipin e identifikimit, kështu u sekuestruan, ndërsa shqiptari u procedua për tentativë në importimin e specieve të rrezikuara. Breshkat u dorëzuan në një qendër kujdesi për kafshë e llojeve të rralla e të egra.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment