Sport

Shqiptari nënshkruan kontratën me Barcelonën

Labinot Kabashi ka nënshkruar kontratë të re me ekipin e Barcelonës.
Featured image of article: Shqiptari nënshkruan kontratën me Barcelonën

Mesfushori kosovar i rritur në Finland, Labinot Kabashi, ka vazhduar kontratën me Barcelonën edhe për dy sezone.

Pas trajnerit Ernesto Valverde dhe mbrojtësit Jordi Alba, edhe ylli i Kosovës, mesfushori Labinot Kabashi ka nënshkuar një marrëveshje të re me kampionët në fuqi të La Liga.

Barcelona në faqen zyrtare të saj njofton se Kabashi ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone, me mundësi vazhdimi edhe për dy tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kabashi ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro, ndërsa ajo do të rritet në 100 milionë euro, nëse lojtari arrin të futet në skuadrën e parë.

Kabashi, më 28 shkurt mbush 19 vite, ndërsa shumë shpejtë pritet të operohet nga një lëndim në gju.

B.N/dosja.al

Shto Koment