
ITALI– Një 32 vjecar shqiptar është gjobitur nga policia italiane pasi lëvizi nga banesa e tij duke thyer rregullat anti-covid. Shtetasi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur kishte si destinacion Bolzanon. Ai është gjobitur me shumën e majme prej 1000 eurosh.
Për të justifikuar udhëtimin ai deklaroi se kishte dalë për të blerë një makinë. Por u desh pak që policia të kuptonte se motivi që u tha nga ai ishte gënjeshtër.
I riu ishte ndaluar dhe gjobitur, për të njëjtën arsye muajin e kaluar dhe përsëritja e shkeljes përfshin pagimin e dyfishit të gjobës.
(a.b)/dosja.al