Aktualitet

Shqiptari në Gjermani humb betejën me COVID-19 (EMRI)

Myshur Shabani ka humbur jetën në Gjermani, pasi u infektua me COVID-19.
Featured image of article: Shqiptari në Gjermani humb betejën me COVID-19 (EMRI) Foto ilustruese

Gjermani- Shqiptari Myshur Shabani ka humbur jetën në Gjermani, pasi u infektua me COVID-19. Lajmin e ka dhënë  në rrjetet sociale kryetari i komunsë së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili shprehet se viktima është nga fshati Gadisht.

Reagimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

#Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve. Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare. Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye për kurrëfar paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!

J.V/Dosja.al

Shto Koment