
REGGIO EMILIA- Një 43-vjeçar shqiptar ka shkaktuar aksident në Itali, pasi ka marrë para tre gre, të cilat ishin duke kaluar tek vijat e bardha në rrugë.
43-vjeçari, i cili udhëtonte me leje drejtimi shqiptar, një dokument që nuk njihet në Itali, u përplas me një makinë, e cila kishte ndaluar për të lejuar tre gratë që të kalonin, të cilat janë përkatësisht të moshave 23, 27 dhe 29 vjeç.
Por aq i fortë ishte impakti i përplasjes, saqë makina e ndaluar i mori para tre italianet, dy prej të cilave ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë.
Gjatë ndalimit nga policia italiane, efektivët rrëfyen se shqiptari ishte në një gjendje jonormale çka detyroi autoritetet që t’i bënin testin e alkoolit. Ndërkohë hetimet për ngjarjen e ndodhur vazhdojnë.
(k.m/dosja.al)