Aktualitet

(EMRI-FOTO) Kapet me një fermë kanabisi/ Arrestohet 25-vjeçari në Angli, ja se si arriti policia në gjurmët e shqiptarit

Avokatja e tij mbrojtëse Susan Ferrier tha se klienti i saj kishte kaluar pesë muaj e gjysmë i fshehur në Mbretërinë e Bashkuar pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta.
Featured image of article: (EMRI-FOTO) Kapet me një fermë kanabisi/ Arrestohet 25-vjeçari në Angli, ja se si arriti policia në gjurmët e shqiptarit Flavio Picaku

ANGLI– Shqiptari  Flavio Picaku është arrestuar në Angli dhe kryesisht në zonën Cardiff pasi në shtëpinë e tij është gjetur një fermë kanabisi që kapte vlerën e më shumë se gjysmë milioni paund.

25 vjeçari, u zbulua se po kultivonte kanabis nga fqinjët pasi ata kishin ndjerë erën e rëndë, ndërkohë që brenda rriteshin plot 608 bimë kanabisi.

Pamje nga hoteli

I riu shqiptar jetonte gjithashtu brenda hotelit, i cili ishte në proces të rindërtimi, pa lejen e pronarëve. Kur policia shkoi për kontrolle në hotel, Picaku u përpoq të arratisej nga një dalje e pasme, por u kap në kohë.

Në dëshminë e tij, Picaku tha se e kishte të vështirë të gjente punë si emigrant i paligjshëm dhe i ishte ofruar mundësia që të kujdesej për rritjen e kanabisit në këmbim të parave, marrëveshje të cilën e kishte pranuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Flavio Picaku

Avokatja e tij mbrojtëse Susan Ferrier tha se klienti i saj kishte kaluar pesë muaj e gjysmë i fshehur në Mbretërinë e Bashkuar pasi në Shqipëri i rrezikohej jeta. Por fjalët e saj duket se nuk e kanë prekur trupën gjykuese, të cilët kanë vendosur që të dënojnë Picaku me 12 muaj burg.

Burimi: walesonline

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment