Politike

Shqiptarët të përçarë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut? Kreu i BDI-së: Kemi humbur 9 mandate, i kam lutur partitë e vogla por nuk ja kam dalë

Ndër të tjera ai ka thënë se i ka lutur partitë e vogla shqiptare në Maqedoninë e Veriut që mos të shkojnë në zgjedhje si vitet e tjera pasi nga copëzimi i mandateve kanë humbur 9 mandate por megjithatë nuk ja ka dalë.
Featured image of article: Shqiptarët të përçarë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut? Kreu i BDI-së: Kemi humbur 9 mandate, i kam lutur partitë e vogla por nuk ja kam dalë Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

TIRANË- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” është shprehur se në zgjedhjet e parakohshme të Maqeonisë së Veriut shqiptarët do të shkojnë të përçarë në parti të ndryshme dhe jo në koalicion apo me listë të përbashkët.

Sipas tij kjo vjen pasi partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut vuajnë ende nga ndarja, fiset, principatizim. Ndër të tjera ai ka thënë se i ka lutur partitë e vogla shqiptare në Maqedoninë e Veriut që mos të shkojnë në zgjedhje si vitet e tjera pasi nga copëzimi i mandateve kanë humbur 9 mandate por megjithatë nuk ja ka dalë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E vështirëson paksa situatën pandemia. Por rrethi im këtu, Kërçova s’ka vuajtur shumë, prej kohësh s’ka raste. Ndërkohë me lëvizjen në qytete ka pasur virus, por situata është nën kontroll. Shtabi i Emergjencave janë në nivelin më të lartë, edhe autoritetet. Gjithmonë kam pritur diçka më shumë nga shqiptarët në veçanti, që të mësojmë nga e kaluara. Para 4 vitesh hymë në fushatë shumë të ndarë, dhe në fund humbën shqiptarë. Kemi humbur 9 mandate së paku nga copëtimi i mandateve. Ende vuajmë nga sindromat e principatave, fiseve, por është dhe tjetra që nuk jemi komb milionësh, ne jemi votuesit rreth 300 mijë, por deri në 250 mijë janë votues aktivë. Tani kur i ndan dhe i përpjeston në 5-6 parti, pjesë, sigurisht që ulet numri i mandateve, humbet edhe forca. Je shumë më i rëndësishëm kur ke forcë në mandate, por edhe në negociatat për ndarjen e zonave edhe për mbrojtjen e interesave. Nuk arritëm, i kam lutur, përkundrejt asaj që është nënkuptuar, që partitë e vogla, mund ta dëmtojnë dhe jo të fitojnë. Por nëse kapërcejmë dallimet, me rëndësi është mos humbin shqiptarët. Nuk ndodhi, vazhduam me përpjekjet. Vesel Mehmeti pati përpjekje të pasuksesshme. U tërhoq nga fushata për këtë problem. Tani më 15 korrik po punojmë t’u kërkojmë përkrahjen e njerëzve”– ka thënë Ali Ahmeti.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment