Aktualitet

Shqiptarët s’i tremben COVID-19/ Ulen në lokal dhe presin që t’u shërbehet kafeja, fotoja që po bën xhiron në rrjet

FOTO
Shqiptarët s'i tremben COVID-19. Në një foto që po qarkullon në rrjet shfaqen disa qytetarë të ulur në një lokal, pa asnjë masë mbrojtëse.
Featured image of article: Shqiptarët s’i tremben COVID-19/ Ulen në lokal dhe presin që t’u shërbehet kafeja, fotoja që po bën xhiron në rrjet Fotoja që po qarkullon në rrjet
Përditësuar:

Shqipëri- Shqiptarët vijojnë të jenë të mos i binden masave të marra nga qeveria për COVID-19. Së fundmi, po qarkullon në rjet një foto, ku shfaqen disa persona të ulur në një lokal, shumë pranë njëri-tjetrit dhe bëjnë muhabet. Qytetarët në foto shfaqen pa maska dhe mesa duket presin që t’u shërbehet kafeja.

Nuk dihet ende se kur dhe në cilin qytet është shkrepur kjo foto, por komentet në rrjet tregojnë se fotoja është realizuar ditët e fundit në vendin tonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Fotoja që po qarkullon në rrjet

Koronavurusi tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Deri më tani janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe ka pasur edhe 6 viktima. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan.  Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

Shto Koment