Aktualitet

Shqiptarët po torturohen në Kakavijë, kreu i Bashkisë Finiq thirrje autoriteteve greke: Hapni doganën e Qafë-Botës

Kreu i Bashkisë Finiq, Kristo Kiço, i ka bërë thirrje autoriteteve që të hapin doganën e Qafë-Botës, për të lehtësuar ngarkesën në Kakavijë.
Featured image of article: Shqiptarët po torturohen në Kakavijë, kreu i Bashkisë Finiq thirrje autoriteteve greke: Hapni doganën e Qafë-Botës Kristo Kico

FINIQ-Kryetari i Bashkisë Finiq, Kristo Kiço, ka reaguar në lidhje me fluksin e automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës. Ai i ka bërë thirrje autoriteteve greke, që të hapin doganën e Qafë-Botës.

Sipas tij, kjo do të ulte ngarkesën në Kakavijë dhe do të lehtësonte kalimin e shqiptarëve në Greqi.

Prej ditësh në doganën e Kakavijës janë shënuar radhë të gjatë automjetesh. Shkak për radhët e gjata janë bërë rregullat e vendosura nga qeveria greke për kalimin e kufirit. Ditën e sotme, vargu i makinave shkoi deri në 12 km. Pleq, të sëmurë dhe fëmijë të vegjël prisnin me orë të tëra nën diellin përvëlues, për të kaluar përtej kufirit. Ndërkohë në orën 10:00, dogana e Kakavijës ndërpreu punën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me shtimin e rasteve të COVID-19 në vendin tonë, Greqia la të hapur vetëm Kakavijën dhe Kapshticën, ndërsa i mylli pikat e tjera kufitare.

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment