Rajoni

“Shqiptarët nuk vlejnë as 5 pare”, Ahmeti i zhgënjyer me Zaev: Janë mbi 100 mijë përgjime

Ahmeti u shpreh se i ka mbetur hatri me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.
Featured image of article: “Shqiptarët nuk vlejnë as 5 pare”, Ahmeti i zhgënjyer me Zaev: Janë mbi 100 mijë përgjime Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

TIRANË- Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka folur sot për përgjimin e Zoran Zaev ku ky i fundit ofendonte shqiptarët. Në një intervistë Syri Tv, Ahmeti u shpreh se i ka mbetur hatri me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

Është populli që më çon në opozitë, jo Zoran Zaevi. Më ka mbetur hatri me Zaevin që tha që shqiptarët nuk vlejnë as 5 para. Janë mbi 100 mijë përgjime dhe në asnjë moment nuk gjenden fyerje për bashkëatdhetarët e mi maqedonë”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një përgjim ka folur kundër shqiptarëve. Zaev ka thënë se shqiptarët nuk vlejnë as 5 pare.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment