Aktualitet

Shqiptarët me dy doza kanë një pasaportë vaksinimi, por s’dinë ku dhe si do ta përdorin…

Pasaporta e vaksinimit përmban të dhënat e përdoruesit si emër, mbiemër, një bar kod të veçantë që nuk mund të ngatërrohet me të tjerët, numrin personal të identifikimit, datëlindjen, vendlindjen, dhe datat përkatëse kur qytetari ka bërë dozën e parë dhe dozën e dytë. Por portali të tregon vetëm mënyrat se si mund të merret pasaporta, por jo vendet se cilat mund të përdoret dhe ku.
Featured image of article: Shqiptarët me dy doza kanë një pasaportë vaksinimi, por s’dinë ku dhe si do ta përdorin… Foto ilustruese

Deri më sot kemi parë modelet e asaj që është quajtur pasaportë vaksinimi që ka propozuar Bashkimi Europian ose vende të caktuara të unionit. Por edhe Shqipëria e ka pasaportën e saj të vaksinimit. Dhe me këtë dokument janë pajisur ata që deri më sot kanë kryer dy dozat e një vaksine. Këtë dokument e merrni në portalin “E-Albania”. Pasaporta e vaksinimit përmban të dhënat e përdoruesit si emër, mbiemër, një bar kod të veçantë që nuk mund të ngatërrohet me të tjerët, numrin personal të identifikimit, datëlindjen, vendlindjen, dhe datat përkatëse kur qytetari ka bërë dozën e parë dhe dozën e dytë. Por portali të tregon vetëm mënyrat se si mund të merret pasaporta, por jo vendet se cilat mund të përdoret dhe ku.

Deri më tani, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë një deklaratë të saktë për sa i përket pasaportës së vaksinimit se në cilat vende do të përdoret, duke qenë se vaksina kineze dhe ruse, ato që po përdoren më së shumti në vendin tonë, nuk janë të miratuara nga Agjencia Europiane e Medikamenteve(EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH). Gazetasi.al është interesuar disa herë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucioneve të tjera përkatëse për të mësuar se si do të procedojnë qytetarët me pasaportës së vaksinimit dhe a do të njihet nga vendet ku do të duan qytetarët të lëvizin. Por deri tani nuk asnjë përgjigje.

Të mërkurën, në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve për heqjen e masave kufizuese, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se deri më tani nuk ka asnjë vendim nga vendet e BE-së, lidhur me lëvizjen e qytetarëve në varësi të llojit të vaksinës që kanë kryer. Ndërkohë që për vaksinat ruse dhe kineze pritet vendimi i agjencive ndërkombëtare, në një intervistë për mediet zëvendësministrja e katërt e Shëndetësisë, Eugena Tomini, është shprehur se Shqipëria nuk ka asnjë kufizim për hyrjen e udhëtarëve dhe nuk do ketë kushte për hyrjen në territorin shqiptar. Ajo shpjegoi më tej se nëse do të ketë ndonjë kufizim, do të ketë marrëveshje ndërqeveritare për të favorizur procesin e lëvizjes.

Si do të procedohet në BE për pasaportën e vaksinimit?

Komisioni Europian ka planifikuar se pasaporta e vaksinimit ose si e kanë quajtur ndryshe “pasaporta jeshile”, e cila nuk është përcaktuar ende si do të ndërtohet, por idetë janë të ndryshme si, “certifikata do të përmbajë të dhënat e personit dhe dozat e vaksinës që ka kryer” dhe formati që“certifikata do të përmbajë të dhënat e personit dhe një test që tregon se nuk është i prekur nga infeksioni Sars-Cov-2 ose që e ka kaluar atë.
Ndërkaq është përcaktuar se kjo pasaportë do të mund të përdoret në formë letre ose në formë digjitale me anë të barkorit të vendosur për secilin qytetar, ndërkaq e njëjta procedurë do të përdoret edhe për udhëtarët e mitur. Komisioni gjithashtu ka deklaruar më herët se do të përpiqet të shmangë diskriminimin ndaj individëve që nuk kanë bërë vaksinën, pasi deri më tani, vetëm 6% e popullsisë së BE-së kanë marrë të paktën një dozë. Për këtë qëllim, po mendohet që ata që nuk janë vaksinuar, të bëjnë një tampon negativ, rezultati i të cilit do të shënohet edhe tek certifikata, duke vërtetuar se nuk janë të infektuar. Cilat shtete kanë mirëpritur idenë e pasaportës së vaksinimit dhe si do të procedojnë?

Ndërsa turizmi pati një goditje kolosale nga pandemia, qeveritë të ndryshme kërkojnë që të rimëkëmbin ekonominë e tyre dhe pasaporta e vaksinimit është një zgjidhje efikase, duke kufizuar dhe rastet e infektimit.

-Kosova ka deklaruar se do të bashkohet me listën e vendeve që lëshojnë pasaporta vaksinimi për ata që marrin vaksinën kundër COVID-19, gjë që do ta bënte më të lehtë procesin e udhëtimit për këta persona kur udhëtonin në vendet që kërkojnë një dokument të tillë.

“Sipas planit për imunizimin kundër COVID-19, secilit person të vaksinuar do t’i jepet një leje ose çfarëdo që do të quhet si një dokumentacion që vërteton se ata kanë marrë të dyja dozat e vaksinës COVID-19”, theksoi Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

-Polonia dhe Letonia po lejojnë vizitorët që kanë një pasaportëvaksine të hyjnë në vend pa kufizime.

-Danimarka po zhvillon një pasaportë digjitale të vaksinës, në mënyrë që qytetarët të provojnë se kanë marrë një vaksinë.

-Estonia po krijon certifikata të vaksinimit elektronik të njohur si një “karton i verdhë i zgjuar”.

-Islanda do të fillojë lëshimin e “certifikatave të vaksinimit” digjital për qytetarët që kanë marrë dy vaksina dhe do mirëpresë turistët që kanë marrë vaksina të miratuara nga BE.

-Spanja, Qiproja dhe Portugalia do të pranojnë pasaportat e vaksinave nga udhëtarët që i lejojnë ata të vizitojnë vendin pa kufizime. Ishulli Portugez i Madeira tashmë po lejon udhëtarët e vaksinuar të shkojnë atje.

-Italia dhe Britania e Madhe po konsiderojnë lëshimin e një lloj certifikate vaksinimi.

Cila ka qenë zgjidhja e vendeve të tjera për vaksinat e pa miratuar nga EMA dhe OBSH?
Greqia prej që prej marsit deklaroi se do të hapte kufijtë me Serbinë, si rezultat i një marrëveshje mes dy vendeve për të pritur turistë. Në kuadër të sezonit turistik vendi fqinj ka lidhur marrëveshje të tillapër të mirëpritur turistë edhe me vende si Izraeli, Britania, Emiratet Arabe dhe SHBA. Turistët nëGreqi do të munden të hyjnë duke vërtetuar që janë të vaksinuar me të dyja dozat, pa marrë parasysh se me cilën vaksinë. Të njëjtën procedurë ka ndjekur edhe Sllovenia me Hungarinë. Me anë të një marrëveshje dypalëshe do të njihen pasaportat e vaksinimit mes vendeve.

Marrë nga GazetaSi

Shto Koment