Sociale

Shqiptarët kërkojnë mrekullinë! Shkojnë e luten tek Kisha e Laçit, kërkojnë zhdukjen e ‘mallkimit’ të COVID-19

Punëtorët e vendit të shenjtë thonë se ditën e djeshme, vizitorët kanë qënë të shumtë në numër, dhe se nuk kishin respektuar asnjë prej masave të kërkuara.
Featured image of article: Shqiptarët kërkojnë mrekullinë! Shkojnë e luten tek Kisha e Laçit, kërkojnë zhdukjen e ‘mallkimit’ të COVID-19 Foto ilustruese

LAÇ– Kisha e “Shna Ndoit” në Laç mbyllur dyert për të gjithë besimtarët pas identifikimit të rasteve të para me koronavirus në vend. Megjithatë edhe pse dyert e kishës janë të mbyllura, besimtarët nuk e kanë ndaluar besimin.

Shumë kanë shkuar sërish për t’u lutur lidhur me siutatën e krijuar nga koronavirusi, duke ndezuar edhe qirinj në ambinetet e jashtme. Punëtorët e vendit të shenjtë thonë se ditën e djeshme, vizitorët kanë qënë të shumtë në numër, dhe se nuk kishin respektuar asnjë prej masave të kërkuara.

Kisha e Laçit është një ndër vendet më të frekuentuara në Shqipëri, e cila vizitohet nga besimtarët të feve të ndryshmem pasi pretendohet se bën mrekulli. Mesa duket këtë kërkojnë shqiptarët në një kohë kur e gjithë bota është gjunjëzuar ndaj koronavirusit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m./dosja.al)

 

Shto Koment